Dashi
Parashikohen stuhi, por rezultati varet nga si do të dini të menaxhoni çështjet më delikate që lidhen me dy persona. Të merrni pak kohë pushim për të menduar mund të jetë gjëja e drejtë për të bërë, por nuk do të ishte vallë një mënyrë për t’ju larguar detyrave?
Demi
Të ëndërrosh më shumë se duhet nuk është e gabuar, përkundrazi! Planetët do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshmërinë tuaj. Nëse në të shkuarën nuk jeni tërhequr kurrë, ndoshta ka ardhur koha të ndryshoni! Hapin e parë duhet ta bëni ju!
Binjakët
Do keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do jeni shumë të kënaqur. Me gjuhën tuaj do jeni të aftë të bindni këdo me saktësinë e argumenteve tuaja.
Gaforrja
Mendjemprehtësia për biznes nuk ju lë në baltë dhe mund të mbyllni marrëveshje të shkëlqyera pa u sforcuar. Në vend që të reagoni, do mësoni të veproni duke ndjekur një arsyetim të kujdesshëm më shumë sesa instinktin tuaj.
Luani
Ditë e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Neptuni në bashkëveprim me Saturnin do t’ju japë një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. Ajo që është e sigurt është se nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien e juaj.
Virgjëresha
Sot do të ndiheni disi të paqëndrueshëm. Fatmirësisht, sot do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe të largoni kështu stresin. Duke qenë se nuk do t’u duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.
Peshorja
Duke mos u dashur të zgjoheni herët për të shkuar në punë, mund rrini të qetë dhe të mos lodheni shumë. Keni nevojë për të pushuar pak. Por nëse bie alarmi i orës, pasi edhe sot ju thërret detyra, mendoni të pini një kafe të mirë dhe do të merrni zemër.
Akrepi
Bashkëpunimi i Diellit dhe Hënës, mund të arrini suksesin e lakmuar pa u shqetësuar dhe më qetësi shpirtërore: jeni vërtet madhështor! Në shtëpi ka nevojë për të bërë një rinovim. Lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjesia për të bukurën.
Shigjetari
Një perspektivë planifikoni të bëni një udhëtim duket në horizont? Kapeni menjëherë mundësinë pa menduar shumë! Nëse ka ndonjë ndryshim që duhet bërë, lërini instinktin dhe fantazinë që t’ju udhëheqë: të jeni të sigurt se nuk do të dështoni.
Bricjapi
Ndikimi i planetëve do të rrisë ndjeshmërinë tuaj do të rritet jashtë mase. Ndërkaq bëni kujdes për të mos humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse. Përdorini aftësitë tuaja me kujdes, në të kundërt do të ketë probleme.
Ujori
Hëna po ju ndihmon duke ju dhënë shumë paralajmërime, që ju ndërkaq i shpërfillni ose bëni shikuar nuk shikoni. Megjithatë duhet t’i hapni sytë. Jini të vëmendshëm dhe mos u gënjeni. Nuk do t’ju pëlqente fare, që dikush të tallej me ju.
Peshqit
Bashkëveprimi i Jupiterit me Neptunin mund të shkaktojë të lindin dyshime dhe xhelozi, pa pasur arsye të ketë. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të tregoni gishtin nga tjetri, shqyrtojeni njëherë ndërgjegjen tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb