Dashi
Në vend që të ankoheni për faktin se koha juaj është plotësisht e zënë nga puna dhe angazhimet, provoni të organizoni më mirë ditën tuaj! Nëse menaxhoni si duhet angazhimet tuaja, do arrini të gjeni hapësirë për t’ju përkushtuar vetes.

Demi
Ditë ideale për bashkëpunime të reja fitimprurëse. Jeni gati për të vepruar në favor të personave që kanë nevojë për eksperiencën tuaj. Pika e fortë është aftësia juaj për të lidhur logjikën me intuitën, duke vlerësuar situatën nga të dyja perspektivat.

Binjakët
Lart në qiell, çifti Hëna-Neptun ka fuqinë t’ju ngatërrojë. Emocionet që sot ju duken të rëndësishme, do harrohen pa lënë gjurmë shumë shpejt. Si gjithmonë do fokusoheni tek projektet tuaja në punë, ka ardhur momenti të shihni rezultatet e para.

Gaforrja
Ditë e shkëlqyer ku do të mbizotërojë humori i mirë, megjithëse me tipat si ju asnjëherë nuk dihet si mund të përfundojë! Hëna dhe Neptuni ju dhurojnë intuita të shkëlqyera, të cilave duhet të dini t’ju jepni peshën e duhur.

Luani
Me çiftin Hëna-Neptun në shtëpinë e tetë misterioze dhe sekrete, sot keni shumë pak dëshirë të komunikoni dhe të rrini me të tjerët. E premte pa shumë ngjyra, pa ndonjë emocion ose kënaqësi në aspektin profesional.

Virgjëresha
Gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat ju acarojnë më shumë se çdo gjë. Edhe ju keni defektet tuaja, por sinqeriteti është gjithmonë në vend të parë mes idealeve tuaja! Keni dyshimet tuaja për një bashkëbisedues që premton mrekullia: ku i dihet ndoshta nuk janë vetëm fjalë.

Peshorja
Gjithmonë keni shumë gjëra për të bërë, në zyrë, shtëpi ose jashtë, duke u angazhuar në mënyrë vullnetare kundër çdo lloj padrejtësie. Krijimtaria dhe nevoja për të realizuar projektet tuaja mund të shprehen edhe përmes aktiviteteve të tjera jashtë punës.

Akrepi
Jeni në humor të mirë falë mbështetjes së duhur të Hënës që arrin në mënyrë të mrekullueshme t’ju dhurojë optimizëm dhe besim. Gjeni kohë për miqtë e afërt. Aventura të reja në horizont.

Shigjetari
Mos u fshihni pas justifikimeve të kota: nëse nuk keni dëshirë të kaloni kohën tuaj me persona të caktuar, më mirë shprehuni qartë. Gjeni pak hapësirë për gjërat që me të vërtetë ju interesojnë, do merrni nxitjen e duhur për të shijuar ditën.

Bricjapi
Të kujdesshëm si gjithmonë, do jeni të qetë vetëm kur të siguroheni që nuk keni lënë asgjë pezull. Nuk ka zgjidhje tjetër: në fillim puna, pastaj kënaqësia. Nëse keni plan të blini shtëpinë tuaj të parë, vlerësoni mirë avantazhet dhe disavantazhet e një oferte.

Ujori
Duhet të mendoni për dashurinë, sado që ju duket sfiduese dhe e trazuar: për momentin ju intereson të mbani limitet e një miqësie të mirë dhe të relaksuar. Nga një udhëtim biznesi do ktheheni të lodhur, por të kënaqur: edhe këtë herë keni arritur objektivin tuaj!

Peshqit
Ditë pozitive në shumë aspekte në lidhje me efikasitetin dhe frymëzimin për projektet e ardhshme. Në dashuri mjafton vetëm një fjalë, një shikim, një shenjë për të shprehur ndjeshmërinë tuaj të thellë dhe intensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb