Dashi
Si ndërmjetës të natyrshëm, këtë të enjte do jeni të mbështetur edhe nga yjet dhe nuk do gjendeni kurrë në vështirësi. Do dilni nga situata me lehtësi të madhe. Ndoshta duhet të shqetësoheni vetëm nga objektiviteti juaj total.

Demi
Mos i refuzoni ndihmë një miku që ka nevojë për ngushëllim, edhe pse në thelb, po e bëni për veten tuaj. Qëllimi juaj është të bëni dikë të lumtur. Nuk është e thjeshtë të kuptosh se ku duhet të ndalosh, pa pushtuar privatësinë e të tjerëve. Ndoshta thjesht ju duhet pak praktikë.

Binjakët
Të ëndërrosh më shumë se duhet nuk është e gabuar, përkundrazi! Dhe Mërkuri në një kënd hyjnor me Neptunin do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshmërinë tuaj. Nëse në të shkuarën nuk jeni tërhequr kurrë, ndoshta ka ardhur koha të ndryshoni! Hapin e parë duhet ta bëni ju!

Gaforrja
Do keni të bëni me Hënën në kuadraturë me Neptunin, pa llogaritur që kolegët, të cilëve u keni ngarkuar një detyrë, do t’ju zhgënjejnë. Kështu, herë tjetër mendoheni dy herë para se të delegoni diçka te kolegët. Megjithatë do t’ia dilni të përfundoni detyrën vetë dhe në kohë.

Luani
Fantazia nuk është gjë e madhe. Në vend që të rrini para pasqyrës, më mirë përqendrohuni në një përgatitje të fortë, pa lënë mënjanë asnjë detaj. Nëse fati nuk ju buzëqesh, përveshni mëngët dhe ndiqni këshillat e miqve ekspertë dhe të pjekur.

Virgjëresha
Do arrini të falni dikë që do ju flasë me një gjuhë të ashpër, ndoshta sepse do kuptoni që personi nuk e ka bërë me qëllim. Krenaria nuk është problem nëse dini të përmbaheni duke vënë miqësinë në plan të parë.

Peshorja
Do keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do jeni shumë të kënaqur. Me gjuhën tuaj do jeni të aftë të bindni këdo me saktësinë e argumenteve tuaja.

Akrepi
Mendjemprehtësia për biznes nuk ju lë në baltë dhe mund të mbyllni marrëveshje të shkëlqyera pa u sforcuar. Në vend që të reagoni, do mësoni të veproni duke ndjekur një arsyetim të kujdesshëm më shumë sesa instinktin tuaj.

Shigjetari
Nëse nuk do përfshiheni nga nxitimi dhe ankthi i performancës tuaj, intervista e punës do shkojë mirë dhe do lini një përshtypje të mirë tek të gjithë. Për të mbajtur llogarinë tuaj bankare aktive, përpiquni të evitoni shpenzimet e kota dhe kufizoni shpenzimet në minimumin e domosdoshëm.

Bricjapi
Dita do jetë pak e ngadaltë duke qenë se nuk dini si të menaxhoni disa çështje. Rrezikoni të krijoni dyshime të pabazuara. Dëshironi të përmirësoheni, por në këtë moment duhet të mjaftoheni me rezultatet e arritura.

Ujori
Nëse në të shkuarën taktika që keni përdorur gjatë aktiviteteve ka funksionuar, atëherë mos e ndryshoni pikërisht tani pasi mund të humbisni kontrollin e situatës. Nuk ju duhet të improvizoni, thjesht ndiqni logjikën tuaj të fortë dhe të pakundërshtueshme.

Peshqit
Keni një nxitje të madhe, e cila mund të jetë e dobishme për
të shkëlqyer në shumë rrethana dhe për të marrë shumë vlerësime dhe komplimente. Mos u dorëzoni para vështirësive. Janë thjesht stimuj për t’u përmirësuar dhe për të bërë akoma më shumë gjëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb