Dashi
Mund të mbështeteni në gatishmërinë e miqve dhe të familjes tuaj për një të diel ideale dhe relaks total. Udhëtime të këndshme. Festa, takime shoqërore: të mbështetur nga vendosmëria juaj dhe dëshira për t’u përfshirë, çdo gjë do shkojë shumë mirë.

Demi
Ditë e mërzitshme: projektet dhe qëllimet janë të përqendruara në jetën e përditshme. Mos e nënvlerësoni këtë qetësi relative: do t’i bëjë mirë trupit dhe mendjes. Për dashurinë mendoni shumë, por bëni shumë pak. Më mirë të përqendroheni te miqtë, të gatshëm t’ju ndihmojnë për problemet që keni.

Binjakët
Hëna dhe Neptuni ju ngatërrojnë idetë duke ju shtyrë të ekzagjeroni situatën në të cilën ndodheni. Humori i paqëndrueshëm mund të sjellë pasoja negative në marrëdhënien në çift. Përpiquni të jeni më të qetë.

Gaforrja
Edhe sot që e keni pushim mendoni për situatën në punë. Jeni ambicioz, por duhet të vazhdoni me kujdes, pa nënvlerësuar konkurrencën. Marrëveshja me kolegët e tjerë është e ndërprerë. Mund të përballeni me keqkuptime për shkak të pakujdesisë së personave që ju rrethojnë.

Luani
Me kalimin e Hënës tek Shigjetari, dielli vazhdon të shkëlqejë. Do jeni të sigurt në vetvete dhe dinamik. Kini pak kujdes me ushqimin. Mos lini t’ju shpëtojë një mundësi për të realizuar një projekt që e keni shumë për zemër.

Virgjëresha
E diel kapriçioze, me disa pengesa ekonomike. Imagjinata do ju shkaktojë probleme, kthehuni në realitet dhe vendosni logjikën në punë. Nuk përjashtohet një grindje e vogël me prindërit, e cila megjithatë mund të shmanget nëse jeni më të kuptueshëm.

Peshorja
Hëna ju dhuron gjallëri dhe humor të mirë. Përfitoni për të mbyllur me sukses një projekt që e keni lënë përgjysmë. Lajme të reja që i prisnit prej shumë kohësh. Merrni në telefon një mik që keni kohë që nuk e shihni dhe organizoni një takim ose një darkë.

Akrepi
Herë pas here duhet një periudhë reflektimi, sidomos në momentet më pak të shkëlqyera. Falë iniciativës që ju karakterizon, do ndërmerrni projekte të reja në punë. Mundësi për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Shigjetari
Hëna në shenjë krijon aspekte kontradiktore, që nganjëherë ju bëjnë euforikë, nganjëherë melankolikë. Ngushëllohuni me dashurinë dhe marrëdhënien tuaj të fortë! Prova të pakënaqshme në sferën familjare, ndërsa në sferën sentimentale nuk keni rivalë.

Bricjapi
Për të arritur qëllimet tuaja, tregohuni të gatshëm të ndërmerrni detyra të reja: jeni të mbushur me energji, të gatshëm për të ngjitur shkallët e suksesit. Çështjet ekonomike duken mirë, mund të planifikoni të blini diçka për veten tuaj.

Ujori
Kjo ditë pushimi është një kurë për humorin, sidomos nëse po niseni në një udhëtim pune të paparashikuar. Njohje të reja jashtë vendit ose takime me persona të panjohur. Eksperienca të reja të pazakonshme dhe aventureske.

Peshqit
Dëshira për zbavitje dhe liri bie ndesh me një sërë ngjarjesh të paparashikuara dhe tensione me botën e jashtme. Sinjale pakënaqësie nga partneri dhe miqtë tuaj. Mos u fokusoni në çështje me rëndësi të vogël, ka situata shumë më të rëndësishme për t’u zgjidhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb