Dashi
Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Urani që përqafon Mërkurin, do të jeni shumë aktiv. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja: mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Demi
Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale, që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Binjakët
Me Venusin mike, jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Dhe falë Marsin që ju favorizon, do të tejkaloni vështirë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Gaforrja
Marsi parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Luani
Jupiteri, që ju favorizon bëhet zëdhënës i lajmeve shumë të mira, ftesa dhe risi të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur!

Virgjëresha
Me Diellin dhe Saturnin armiqësor që ju nervozojnë, nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo gjë që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Peshorja
Jupiteri që bashkëvepron me Mërkurin, do t’ju cytë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë e juaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Akrepi
Shfrytëzoni bashkëveprimin e Hënës për të zmadhuar dhuntitë e juaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët e juaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Shigjetari
Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Bricjapi
Hëna që nuk është favorizuese bën që të jeni më materialist sesa zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Saturnit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej nga ju: po përdorni imagjinatën.

Ujori
Me Hënën që bashkëvepron me Venusin, ngjarje entuziazmuese dhe sensuale do t’ju stimulojnë jetën sentimentale. Do të dini të përçoni gëzim kudo. Një Uran i shkëlqyer do të vërë në plan të parë mendjemprehtësinë e juaj. Mësoni t’i besoni intuitës së juaj!

Peshqit
Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: