Dashi
Me partnerin gjithmonë gjeni diçka për të qeshur, sidomos nëse yjet vënë në dukje dallimet tuaja, si në kuptimin e karakterit ashtu edhe të synimeve. Të paktën Hëna flet gjuhën tuaj: vitalitet, besim dhe zgjidhje të shpejta.

Demi
Koha që i kushtoni estetikës personale si dhe rehatisë në shtëpi ju relakson, ju vë në paqe me veten tuaj dhe ata që ju rrethojnë. E diel intime dhe e përzemërt, larg çdo angazhimi, nxitimi dhe zhurmës së njerëzve.

Binjakët
Hëna në shenjën e kundërt në kuadraturë me Neptunin kaotik: bisedat e zakonshme me partnerin për programin dhe itinerarin e të dielës. Nëse qëllimet tuaja janë të paqarta, rrezikoni të transmetoni më shumë konfuzion për të afërmit tuaj.

Gaforrja
Partner kokëfortë, nëse i shtoni edhe familjen luftarake dhe komshinjtë e zhurmshëm, do përpiqeni shumë të merrni situatën në dorë këtë të diel. Të irrituar edhe ju për shkak të zgjimit shumë herët në këtë ditë pushimi.

Luani
E diela i plotëson mjaftueshëm pritshmëritë tuaja. Jeni në humor të mirë dhe një drekë e mirë do vlerësohet shumë nga familjarët tuaj. Ndoshta mund të vendosni të kaloni pak nga koha e juaj e lirë në aktivitete sociale.

Virgjëresha
Hëna në kuadraturë më Neptunin drejton gishtin mbi raportet familjare dhe ato në çift, duke vënë në dukje ndonjë mangësi emocionale dhe duke shkaktuar tension. Sidoqoftë, duke vënë në punë sensin tuaj praktik do arrini të mbani situatën nën kontroll.

Peshorja
Hënë miqësore dhe aventureske, shpresojmë që do arrijë të mbajë nën kontroll Marsin e zymtë që përplaset me Plutonin, duke shkaktuar tensione në familje. Mos humbisni shpirtin luftarak nëse nuk ndjeheni të mbështetur në objektivat tuaja.

Akrepi
Hënë e shkëlqyer për biznes por jo për zemrën: kurrë mos ngatërroni financat me ndjenjat, edhe krijimtaria humbet në raste të tilla. Në lidhje me një vendim të rëndësishëm, mos pranoni këshilla nga persona që nuk keni shumë kohë që i njihni.

Shigjetari
Hëna protagoniste në shenjë, po për fat të keq përplaset me Neptunin që ngatërron emocionet dhe krijon disa probleme të panevojshme në shtëpi. Ndjenja dominuese është që të kuptoheni nga të tjerët. E doni shumë familjen tuaj, por e ndjeni të largët.

Bricjapi
Çdo gjë ju nervozon dhe ju irriton sot. Partneri ndonjëherë ju bën të ndjeheni xheloz, ndonjëherë ju bën të keni zili, ndjenja që nuk kanë shumë lidhje me ju. Nën presion raportet familjare, kini kujdes nga ndonjë grindje e ekzagjeruar me prindërit.

Ujori
Në plan të parë miqësia! Bashkëpunim maksimal si me partnerin ashtu edhe me miqtë tuaj: kuptoheni me një shikim. Të gjitha aktivitetet e organizuara bashkë do realizohen për mrekulli.

Peshqit
Hënë tekanjoze në kuadraturë me Neptunin: është humori që dominon zgjedhjet tuaja, të cilat duhet të jenë intuitive, por jo sipërfaqësore. Kushtoni pak kohë vetes tuaj: çlodhje, art dhe muzikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb