Dashi 21 Mars – 20 Prill
Kujtime dhe veprime të së shkuarës kërcënojnë ekuilibrin emocional, por falë Saturnit, ju mund t’i shihni ato në dritën e duhur për të pakësuar tensionet. Humori i sotëm ju shton dëshirën të qëndroni në shtëpi, por stimujt e jashtëm ju nxisin të aktivizoheni.

Demi 21 Prill – 20 Maj
E hënë e qetë për ata që janë të dashuruar, por edhe për ata që janë të lirë nga angazhimet në lidhje. Diçka e këndshme mund të ndodhë sot. Vazhdoni të punoni me përkushtim për projektet tuaja. Intuita ju lejon të shfrytëzoni burime të reja.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Fillim jave me shumë angazhime të reja dhe lëvizje. Energjia, shpejtësia dhe aftësia ju mundësojnë të respektoni të gjitha takimet në axhendën tuaj. Vendimet që do merrni brenda një kohe të shkurtër do rezultojnë të rëndësishme. Udhëtime në horizont. Suksese sportive.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Hënë lajmëtare e të papriturave. Duhet të jeni më shumë se kurrë të përpiktë edhe pse një projekt urgjent ju detyron të përshpejtoni ritmin. Gaboheni nëse mendoni se kolegët apo partneri juaj janë përgjegjës për humorin tuaj të keq.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Vendosmëria, përpjekjet, dinamizmi dhe, për më tepër, dëshira shoqërojnë zgjedhjet tuaja. Dëshira e madhe që keni për të bërë zgjedhjen e duhur ju ndihmon edhe në fushën profesionale. Keni besim të plotë në burimet dhe suksesin tuaj.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Konfuzioni rrezikon t’ju bëjë të shpenzoni më shumë seç duhet ose t’ju vërë në një situatë delikate: rikuperoni mençurinë tuaj. Ndoshta për shkak të një shpërqendrimi të vazhdueshëm nuk do arrini të zgjidhni në kohë çdo detyrë që keni marrë përsipër.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Ndiheni sikur jeni në provë, dhe kjo gjë ju krijon shqetësim.
Qetësohuni dhe bëjeni punën tuaj me seriozitet, pa u dhënë shumë rëndësi provokimeve dhe kritikave. Për të gjetur ekuilibrin, gjëja më e mirë është të ndiqni instinktin që ju këshillon zgjidhjen e duhur.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Keni shumë çështje për të zgjidhur, por çdo gjë po shkon drejt një përfundimi të lumtur. Mos u frikësoni nga lajmet e reja, asnjë rrezik në horizont! Kujtime nga e kaluara. Para se të dorëzoheni, do ishte mirë të rishikonit qëllimet tuaja. Mos u nxitoni.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do jeni në humor të mirë. Është momenti i duhur për udhëtime dhe zbavitje. Opinionet tuaja do vlerësohen nga miqtë. Hëna ndez zemrën dhe ndjenjat. Marrëdhënie të vjetra dhe të reja do zbulojnë ndjenjën, pasionin dhe bashkëpunimin.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Sot nuk është dita për të përfunduar marrëveshje apo për të firmosur kontrata. Nxitimi mund t’ju shkaktojë probleme të shumta. Mundohuni të shmangni debatet. Tregoni tolerancë me të afërmit tuaj. Ka ardhur momenti që të dëgjoni opinionet e të tjerëve.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Ndiheni të gëzuar, të qetë, çdo gjë ju entuziazmon dhe keni energji të fuqishme. Ndryshime programesh afatshkurtra. Mbrëmje e këndshme me miqtë. Pica, birra, kinema dhe shëtitje të gjata nëpër rrugët e qytetit në shoqërinë e duhur.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Të ndjeshëm dhe me intuitë, nuk do humbisni rastin të krijoni raporte me personat e duhur. Kujdesuni për pamjen e jashtme, ndoshta duhet të rinovoni gardërobën. Duhet të filloni të mblidhni frytet e punës suaj. Mos harroni të mblidhni borxhet e vjetra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb