Dashi 21 Mars – 20 Prill
Të kaloni një të diel të bukur me Hënën mike të Venusit në shenjën tuaj do të jetë e thjeshtë. Do të keni harmoni edhe në fushën e dashurisë. Është dita ideale për ta kaluar kohën me miqtë ose me familjen. Përfitoni!

Demi 21 Prill – 20 Maj
Për shkak të Mërkurit armiqësor nga Ujori, mos humbni kohë duke u marrë me hollësi, por përqendrohuni në esencën e gjërave e për rrjedhojë mënyrën se si t’i arrini gjërat. Vazhdon lëvizja favorizuese e Neptunit, që premton ndryshime pozitive dhe krijuese në jetë.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Në kthetrat e një Hëne që nuk ju favorizon, pasiguria dhe xhelozia në çift mund të shfaqen në formën e grindjeve. Me Venusin ogurmirë, nëse punoni në fushën e artit ose spektakleve, parashikohen rezultate të mira shpirtërisht dhe materialisht.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Për meritë të Hënës te Shigjetari dhe Jupiterit te Peshorja, do t’ia dilni të përgatiteni në mënyrë efikase për të ndjekur objektivat me vendosmëri. Bisedoni me partnerin: mund të keni mbetur disi të ndarë nga njëri-tjetri nga zgjedhjet tuaja të fundit. Jini të kuptueshëm.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Nuk është e habitshme që të jeni disi nervozë! Më Hënën që ju shqetëson, ju duket se çdo gjë shkon keq. Edhe pse gjërat shkojnë shumë mirë… Rrini me njerëz me të cilët kuptoheni dhe shmangni ata që paragjykojnë këdo dhe gjithçka.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Falë Mërkurit aleat dhe Jupiterit bashkëpunues, dhuntitë tuaja intelektuale do të shkëlqejnë për t’ju çuar përpara. Shmangni një mik të pavendosur. Me ndihmën e Saturnit, do të dini, ditë pas dite, të ndërtoni atë që keni për zemër.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Do të keni një dëshirë të fortë për të dalë nga rutina e së përditshmes. Të bëni disa ndryshime risie do t’jua bëjë gjithçka më të lehtë dhe të pëlqyeshme. Nëse mundni largoni ata që ju duken shumë sipërfaqësorë dhe që ju i gjykoni jo shumë të besueshëm.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna është në qiellin tuaj përballë Venusit. Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë pasionit dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Plutoni në shenjën tuaj ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Me Mërkurin, Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë, do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe të aftë për të pasur projekte largpamëse. Shijojeni të dielën dhe ndryshoni rutinën, duke përfituar kështu edhe gjatë javës.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Të acaruar nga Neptuni në qiellin tuaj që kritikon Hënën te Shigjetari, do të shfaqnin anën më kryengritëse të karakterit tuaj. Nëse do mendoni me qetësi, do ta kuptoni se askush nuk po e ‘kërcënon’ realitetin tuaj të dashurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb