Dashi
Grindavecë por me sens praktik: kështu ju dënon Hëna e nxehtë në shenjën tuaj, e nxitur nga Marsi i patrembur por e mbajtur nën kontroll nga Saturni i ashpër. E hënë e mbushur me angazhime, disa të këndshme dhe vendime personale, të tjerat të imponuara nga jashtë.
Demi
Hëna në Shtëpinë e dymbëdhjetë ju dëshiron të heshtur dhe të menduar, por sa e lodhshme të kontrolloni emocionet dhe t’i fshihni pas një maske racionaliteti! Puna mund të jetë trampolina drejt objektivave të reja, prandaj luani mirë kartat tuaja.
Binjakët
Miqësia dhe dashuria konkurrojnë për vendin e parë, nuk përjashtohet që ato të ndërthuren në një hibrid të shndritshëm por ende të shkëputur plotësisht. Ditë e mirë për ata që janë në udhëtim, të gatshëm për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm për çështje biznesi.
Gaforrja
Posedues në marrëdhënie siç është në natyrën tuaj, përpiqeni të bëni gjithçka për personat e afërt, të tmerruar nga ideja se mos i humbisni. Humor i keq në zyrë. Kujdes nëse jeni me dietë, përpiquni ta mbani që të mos pendoheni shpejt.
Luani
E hënë e mbushur me angazhime sidomos për ata që janë në udhëtim. Do ktheheni në darkë të kënaqur nga puna juaj por në të vërtetë keni dëshirë për pak shkëputje. Sporti ju ngre humorin: është adrenalina që ju duhet të dilni nga gjendja e përgjumur.
Virgjëresha
Raporte të tensionuara në familje, edhe pse nuk jeni ju shkaku i grindjes, përkundrazi, shpirti paqësor ju udhëheq drejt një zgjidhje diplomatike. Vetëkontrolli juaj është për t’u admiruar. Megjithatë si gjithmonë do kërkoni më shumë nga vetja.
Peshorja
Biznesi në rrezik. Çdo gjë mund të shkojë mirë, ose në të kundërtën, do mbyllet në mënyrë zhgënjyese pa asnjë rrugëzgjidhje. Çdo gjë mund të varet nga situata, por nëse arrini të mbani kontrollin, do fitoni shumë.
Akrepi
Keni ide të qarta në lidhje me një projekt personal ose profesional, ndoshta pak si shumë ambicioz, por shumë tërheqës… Edhe në frontin ekologjik jeni shumë të angazhuar, të gatshëm për të luftuar kundër abuzimeve ndaj natyrës.
Shigjetari
Jeni në formë të mrekullueshme sot, falë trekëndëshit revitalizues të Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj. Nëse ju propozojnë udhëtime pune, mos hezitoni. Të guximshëm dhe të mbushur me energji, jeni kandidatët idealë për projekte të reja në punë.
Bricjapi
Klimë pak e tensionuar në familje. Nuk ju pëlqen të flisni për ndjenjat tuaja, por rrezikoni të shpërtheni në momentin e gabuar! Shumë punë për të bërë në shtëpi. Nuk mungojnë as përgatitjet për një udhëtim pune së shpejti.
Ujori
Dinamizmi që keni ju ndihmon të përballoni shumë angazhime. Nuk mund të rrini pa bërë asgjë asnjë moment, doni të jeni gjithmonë të plan të parë! Megjithëse ju pret një e hënë stresuese dhe kaotike, do jeni në gjendje zgjidhni problemet tuaja pa hezituar.
Peshqit
Një ngjarje e papritur ju shkakton ankth, për atë që nuk e keni ose nuk keni arritur ta fitoni, ose për atë që keni por mund ta humbisni. Qëndrimi i gabuar rrezikon t’ju shkatërrojë planet e ditës, zotërimi nuk është pjesë e temperamentit tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb