Dashi
Nuk do jetë e thjeshtë të jeni gjithmonë dakord me partnerin tuaj nëse nuk mësoni të zbusni anën e egër të personalitetit dhe të dëgjoni të tjerët. Nëse nuk jeni vetëm, futuni në lojë duke menduar edhe për të mirën e përbashkët.
Demi
Mezi prisni t’i ktheheni punës megjithëse një pushim i shkurtër ju nevojitej. Jeni shumë të dhënë pas çështjeve të biznesit dhe nuk mund të rrini larg tyre. Zbavitjet dhe festat ju bëjnë mirë por për ju fitimet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Binjakët
Nuk keni qenë shumë të shpejtë që të shfrytëzoni propozimet e reja që ju kanë bërë. Por e rëndësishmja është të arrini qëllimin, herët apo vonë. Provoni ta ktheni zilinë në admirim dhe admirimin në dëshirë për të arritur diçka.
Gaforrja
Me Hënën në shenjën tuaj keni një dëshirë të madhe të kaloni kohë me familjen tuaj. Gjendja emocionale rritet dhe ndoshta edhe rreziku për t’u lënduar. Bëni kujdes me fjalët dhe shprehjet që përdorni për të evituar që të kërkoni falje, si gjithmonë.
Luani
Dëshira për t’u kthyer në tavolinën tuaj të punës nuk është e ekzagjeruar, por mendimi për një javë fantastike me partnerin tuaj ju ndihmon të jeni të qeshur. Merrini gjërat më lehtë, do lodheni më pak dhe mund të jepni më shumë.
Virgjëresha
Nuk keni gjithmonë nevojë të zbatoni të gjitha rregullat që i keni vënë vetes. Mësoni të improvizoni pak, është më zbavitëse! Ndoshta nuk do jeni në gjendje të merrni vesh menjëherë si do shkojnë gjërat, por është më mirë kështu.
Peshorja
Të thoni atë që mendoni nuk është e thjeshtë, duke qenë se Hëna tek Gaforrja nuk ju mbështet aspak. Ndjeni shumë shikime të drejtuara tek ju. Më pak të ndrojtur nëse doni të jeni më të vendosur dhe të ndjeheni mirë mes personave që akoma nuk i njihni shumë mirë.
Akrepi
Çdo gjë shkon për mrekulli, falë trekëndëshit hënor me Marsin dhe Jupiterin. Ndërsa prisni për një konfirmim, tashmë mendoni për faktin se vendi i ri i punës është i juaji. Pak fat nuk ju bën keq megjithatë nuk bëhet shaka me objektivat që i keni vetes për këtë vit.
Shigjetari
Kthimi në zyrë mund të jetë shumë më i lodhshëm seç e keni parashikuar nëse akoma nuk keni arritur të bëni paqe me një kolegen tuaj shumë llafazane. Nuk është problem të falni por më parë duhet të siguroheni që personi tjetër nuk po luan një lojë të rrezikshme.
Bricjapi
Kundërshtimi hënor me Plutonin nuk do jetë problem nëse ndiqni këshillat e Diellit në trekëndësh me Neptunin dhe intuitat që do ju dhurojë. Është shumë e rëndësishme të mos acaroheni për gjërat e vogla dhe lini që edhe të tjerët të bëjnë pjesën e tyre.
Ujori
Sjellja e dikujt nuk e plotëson mjaftueshëm pritshmërinë tuaj. Herë tjetër, para se t’i besoni dikujt, mendohuni mirë! Nëse nuk jeni shumë të qartë, bëni mirë të kontrolloni atë që shkruani dhe çfarë vendosni në çantë.
Peshqit
Yjet ju dhurojnë imagjinatë fantastike dhe nëse e ndani me të tjerët, mund të realizoni gjëra të rëndësishme. Duhet të tregoni cilësitë tuaja! Nëse keni ndërmend të filloni një projekt të rëndësishëm, gjëja e fundit që duhet të bëni është të tërhiqeni!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb