Dashi 21 Mars – 20 Prill

Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Hëna e ëmbël në shenjën tuaj ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Mërkuri dhe Neptuni. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Sot do jeni disi të turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që ju mungon sot është në veçanti dëshira për të hyrë në lojë duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat tuaja të forta. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, dhe kur dikush ju këshillon, dëgjojeni me kënaqësi.

Luani 23 Korrik – 23 Qershor

Hëna lart në qiell përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbjeje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon t’ju marrë frymën. Keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Treshja e formuar nga Dielli, Mërkuri dhe Neptuni, që janë kundër, zbutet me kalimin e Hënës, dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin. Gjithashtu të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për ta kaluar në natyrë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik: Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Akrepi Tetor 23 – 22 Nëntor

Hëna nuk ju sheh drejt, por e bën këtë pa të keq, thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Mërkuri-Neptuni në një treshe të mrekullueshme ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Shigjetari Nëntor 23 – 21 Dhjetor

Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin te shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve tuaja keni familjen. Do të gëzoheni kur të takoni disa kolegë ndërsa keni dalë shëtitje.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Të llastuar nga Dielli dhe Neptuni, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm: të lumtur në çift dhe me fëmijët.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku mes brezave është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar!

Peshqit Shkurt 20 – 20 Mars

Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell-Neptun-Mërkur në shenjën tuaj, dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb