Dashi 21 Mars – 20 Prill
Koha e mbarimit të punës është një bekim i vërtetë nga qielli, nëse filloni të ndiheni pak të lodhur dhe mezi prisni orën kur të mund të shijoni ‘lirinë’. Merrni në dorë kohën dhe hapësirën tuaj, pa e vrarë mendjen se kë keni në krah.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Pozicioni i Hënës tek Akrepi ju jep shumë paralajmërime, që ju ndërkaq i shpërfillni ose bëni sikur nuk i shihni. Megjithatë duhet t’i hapni sytë. Jini të vëmendshëm dhe mos u gënjeni. Nuk do t’ju pëlqente fare që dikush të tallej me ju.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Në vend që të përdorni dredhi që mund të kalojnë në raporte force, thjesht qëndroni sa më të qetë që të jetë e mundur. Është e vërtetë, nuk keni një “plan B”, por ndoshta në fund situata do të kthehet në avantazhin tuaj.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Me Hënën të pozicionuar në një shenjë të Ujit, ndjeshmëria juaj do të rritet jashtë mase. Ndërkaq bëni kujdes për të mos humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse… Përdorini “armët” tuaja me kujdes, në të kundërt do të keni probleme.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Nxitjet janë, edhe pse ndoshta nuk vijnë nga ana që pritej. Nuk mund të prisni gjithmonë përsosmërinë në çdo gjë! Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, analizoni njëherë veten përpara se të fajësoni personin e parë që ju del përpara.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja juaj, nëse doni të arrini objektivat e vendosur. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion për të çuar anijen në port: ia vlen me të vërtetë barra qiranë.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Ndonjë hezitim në lidhje me të ardhurat tuaja? T’i hidhni një sy bilancit të muajit është e udhës, nëse nuk e keni bërë ende. Nëse më pas llogaritë nuk dalin, do të ishte gjëja e duhur që të bënit disa gjëra më pak për të kursyer për atë që ju nevojitet vërtet.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Një perspektivë udhëtimi duket në horizont? Kapeni menjëherë mundësinë pa menduar shumë, pasi pozicioni Hënë-Neptun do të bëjë që të jeni të mbrojtur! Nëse ka ndonjë ndryshim që duhet bërë, lërini instinktin dhe fantazinë që t’ju udhëheqin: nuk do të dështoni.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Ku e keni vendosur çantën? Po çelësat? Ndoshta jeni pak i shkujdesur apo jeni duke menduar për gjëra të tjera dhe nuk i kushtoni rëndësi se çfarë jeni duke bërë. Përpiquni të jetoni në të tashmen. Çdo çast është i vyer dhe nuk duhet ta çoni dëm duke parë nga e kaluara.
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Me pozicionimin e Venusit dhe Plutonit, mund të arrini suksesin e lakmuar pa u shqetësuar dhe me qetësi shpirtërore; jeni vërtet madhështorë! Në shtëpi ka nevojë për të bërë një rinovim. Lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjesia për ngjyrën.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë; me Diellin që ka hyrë për të ndriçuar shenjën tuaj, nuk do të vini re as pozicionimin e Hënës! Mos i merrni shumë seriozisht vlerësimet jo shumë pozitive të një të njohuri. Së shpejti do të hiqni çdo dyshim.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Nëse doni të bini në sy për talentin tuaj dhe të merrni vendin e punës që ëndërroni, falë pozicionimit të Venusit me Plutonin ky është momenti i përshtatshëm. Mundësia për të qenë të suksesshëm rritet nëse, në vend që të rrini në shtëpi, dilni më shumë dhe qëndroni me shoqërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb