Dashi 21 Mars – 20 Prill
Me shpejtësi maksimale! Me kaq shumë yje në shenjat e zjarrit, do keni një energji të madhe për punën dhe aktivitetet zbavitëse. Dita për çështjet e biznesit, mbrëmja për aventura: mes spektaklit dhe festave do shijoni orë të paharrueshme.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Të tendosur si telat e violinës, rrezikoni të verboheni nga objektivat e pamundur, kur në fakt mund të merreni me raste konkrete të lehta. Zgjidhjet do lehtësohen falë mbështetjes së një personi ekspert që ka dijeni për situatën.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Përballojeni ditën me entuziazëm dhe optimizëm. Puna dhe argëtimi gjejnë një pikë ekuilibri ndërsa miqtë tuaj janë plot entuziazëm. Nuk do humbisni rastin për të qenë në qendër të vëmendjes të personave që ju rrethojnë.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Një ndryshim programi nuk ju shqetëson aspak: do arrini ta përshtatni situatën sipas rrethanave të kushtëzuara, dhe do tentoni të përfitoni prej saj. Mund të mbështeteni te të ardhurat shtesë për të investuar në blerje të ndryshme.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Dielli, Hëna dhe Marsi në shenjë, dhe gjithë yjet në favorin tuaj. Nëse jeni në kërkim të konfirmimeve, përgjigjeve apo zgjidhjeve, sot do ta keni të lehtë t’i gjeni. Në raportin në çift jeni të zhurmshëm, energjia juaj ngroh ambientin përreth.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Yje të butë dhe të heshtur, sidoqoftë, nëse keni ndërmend t’u hidhni një sy llogarive dhe bilancit, sot është dita e duhur. Supozimet për të thelluar një marrëdhënie janë të gjitha aty. Jepini vetes kohë, në pritje që gjërat të shkojnë në rrjedhën e duhur.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Nëse punoni me publikun, do dini si t’i trajtoni klientët në mënyrë të shkëlqyer dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. Shtypni butonat e duhur dhe do merrni atë që ju intereson. Në çift ka mundësi që dëshira juaj për ekuilibër të matet me dëshirat e partnerit tuaj të paparashikueshëm.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Ditë e mbushur me të papritura, me treshen Diell-Hënë-Mars që ju bën të dëshironi të pamundurën dhe Jupiteri jo shumë bashkëpunëtor që nuk ju mbështet për asgjë. Në luftë mes dëshirës për sukses dhe mungesës së vendosmërisë, do acaroheni me veten dhe do shfryheni te të tjerët.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Trekëndësh i shkëlqyer i zjarrit, gjithçka ecën shumë shpejt. Në punë, natyra juaj konkurruese është nxitja më e mirë. Projektet ambicioze kërkojnë angazhim të madh, por në fund do arrini atë që doni. Tregohuni i gatshëm për të organizuar një darkë për miqtë tuaj.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Nëse, pavarësisht përpjekjeve, rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërisë suaj, duhet të keni parasysh dy gjëra: ose keni shumë pretendime, ose po gaboni objektiv. Përpiquni të jeni më të pranishëm në çështjet familjare; sa më të dashur me personin e zemrës.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Dielli, Marsi dhe Hëna e re kalojnë në gjysmën tjetër të qiellit, kundër shenjës. Nuk mund të bëni asgjë tjetër veçse të merrni masat e duhura. Në një situatë kaq delikate duhet absolutisht të shmangni ekzagjerimet e panevojshme.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Mos u alarmoni nga ndjenjat e kokëfortësisë dhe nervozizmit sot: Dielli në kundërshtim me Plutonin ju bën të ndiheni jashtëzakonisht të pakënaqur dhe të shqetësuar. Do keni tendencën t’i zmadhoni problemet tuaja për shkak të disa rrethanave jo të favorshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb