Dashi
Nëse mbani inat ndaj dikujt apo diçkaje, do të jetë më e zgjuar dhe e frytshme të përballeni me problemet dhe t’i tejkaloni. Bëni një zgjedhje të saktë me personat me të cilët rrini, jo të gjithë ju ndihmojnë të vlerësoni cilësitë tuaja.

Demi
Dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, por ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos lejoni t’ju shpëtojë mundësia.

Binjakët
Gjatë ditës së sotme, forca e vullnetit do t’ju vihet në provë. Kujtohuni për aftësitë që keni për të zbutur fërkime të mundshme. Thojini ‘jo’ arrogancës dhe qëndroni sa më afër të mundeni një personi që ka nevojë për shumë vëmendje dhe mbështetje.

Gaforrja
Në punë do të keni sukses, duke zgjidhur edhe çështjet më të vështira. Gjallëria e juaj do t’ju ndihmojë të nisni një plan ekonomik shumë fitimprurës. Mos e kërkoni në vend tjetër atë që mund të jetoni edhe me partnerin. Bashkëbisedoni më shumë.

Luani
Një mik i ngushtë do t’ju mundojë së tepërmi. Do të donit me të vërtetë ta kishit shmangur, por është një situatë nga e cila nuk mund të dilni, prandaj organizohuni. Radhitja e planeteve do t’ju mundësojë të keni një intuitë të shkëlqyer.

Virgjëresha
Plutoni do të bëhet nxitës i ndryshimeve pozitive, edhe për shkak pozicionimit që krijon me Jupiterin dhe Saturnin. Do t’u kushtoni shumë energji miqësive. Do të fitoni pikë në sy të familjarëve me propozimet tuaja origjinale dhe të papritura.

Peshorja
Kujdes nga krenaria e tepërt, që rrezikon të çojë në krizë edhe çiftet me lidhje të qëndrueshme. Mos u dëshpëroni më shumë seç duhet! Dashuria e vërtetë kur të vijë, do t’ju shfaqet me qartësi.

Akrepi
Eprori juaj do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë tuaj. Me Venusin që bashkëvepron me Marsin, favorizohen në veçanti të gjitha veprimtaritë artistike dhe krijuese.

Shigjetari
Mirëpriteni krahëhapur forcën pozitive të Plutonit, që ju ndihmon të rinoheni dhe ta bëni jetën gjithmonë e më interesante dhe me më shumë avantazhe. Me Saturnin që nuk ju mbështet, do të jetë mirë të kufizoni lëvizjet dhe të gjeni zgjidhje efikase për t’u qetësuar.

Bricjapi
Mos i dëgjoni mendimet e trishta që ndonjëherë ju vijnë në kokë. Heshtja do t’ju ndihmë me siguri të rivendosni ekuilibrin e brendshëm. Jupiteri do që të jeni më të shëndetshëm, kështu që shmangni ushqimet e yndyrshme.

Ujori
Në dashuri preferoni qëndrueshmërinë dhe jo një aventurë të çastit, që do t’ju çonte ndoshta larg qetësisë. Do të keni rizgjim të ndjenjave dhe pasioneve, që deri më tani i keni mbajtur të fshehta. Do ta keni rrugën e lirë për të përjetuar pasionin.

Peshqit
Qëllime të mira ju mundësojnë të shprehni më së miri ide që do të jenë fituese. Me Jupiterin kundra Saturnit mund të dalin probleme të fshehura, të mbajtura deri më tani nën kontroll. Por me pak durim dhe qetësi do të dini t’i kaloni lehtësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb