Dashi
Nevoja për siguri vjen në një kohë pak të ndërlikuar për jetën në çift. Vendosini të gjitha letrat mbi tavolinë dhe dorën në zemër. Të shprehni emocionet tuaja nuk do të jetë e lehtë, por të paktën e keni provuar. Dhe kjo është ajo që ka rëndësi.
Demi
Të pavarur dhe me zgjuarsi, do të dini si ta ktheni situatën në avantazhin tuaj. Në fund do të merrni rezultate edhe më të mira sesa kishit parashikuar. Askush nuk do t’ia dalë t’ju pengojë dhe të ndërhyjë midis jush dhe objektivave tuaja.
Binjakët
Energjia e Marsit do t’ju nevojitet së tepërmi në botën e sipërmarrjes. Do t’ju ndihmojë gjithashtu të kanalizoni më mirë energjitë, në mënyrë që të ngriheni. Durimi shpërblehet, por në këtë rast nevojitet mbi të gjitha vullneti, që sidoqoftë nuk ju mungon.
Gaforrja
Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë pozicionimi i Venusit me Saturnin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë ‘fluturohet’, do të lodheshit shumë!
Luani
Miq në vështirësi? Jeni gati të bëheni copa për të ndihmuar dhe për të kënaqur gjithkënd. Por për veten ndërkaq, keni prirje të mendoni shumë pak. Nëse koha nuk ju mjafton, nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të zgjidhni me shumë kujdes angazhimet tuaja.
Virgjëresha
Keni ndryshuar mendje ndoshta shumë shpejt dhe tani një kolegu i ka mbetur qejfi, duke u ndjerë i tradhtuar. Sigurisht që do t’ia dilni të shpjegoheni më mirë. Duhen disa pikëmbështetje të forta, për të mos lejuar të tërhiqeni lehtësisht nga çdo drejtim i rrymës.
Peshorja
Po prisni për të gjetur momentin e duhur për të dalë e për t’u dëfryer me të dashurit tuaj. Pak ajër i freskët bën mirë gjithmonë. Dikush shumë shpejt do t’ju shprehë të gjithë mirënjohjen e vet, pasi ju nuk i gjykoni gjërat nga paraqitja.
Akrepi
Më e mira pritet të vijë. Kjo është ajo që thoni shpesh nën zë me veten, duke e ditur se gjithmonë mund të përmirësoheni dhe se të kënaqeni me pak nuk është diç që ju shkon përshtat. Ndërsa prisni mundësinë për të bërë lëvizjen e duhur, planifikoni çdo strategji deri në hollësi.
Shigjetari
Së shpejti mjegulla do të fashitet dhe ju do të shihni çdo gjë më qartë. Tani për tani nuk mund të bëni gjë tjetër, përveçse të prisni, pa ndërmarrë hapa të rrezikshme. Nuk është e vështirë të kujdesesh për diçka, nëse e doni vërtet. Fillimisht fitoni urtësinë.
Bricjapi
Duke mësuar të menaxhoni pengesat, jo vetëm që do të vlerësoheni nga të gjithë, por do t’ju besohen edhe detyra të reja së shpejti. Nëse jeni duke kërkuar një ndërmarrje të re, duhet të jeni ju të parët që besoni në potencialet taja.
Ujori
Rastësi të vogla do t’ju ndihmojnë ta zeroni vonesën që keni akumuluar. Kështu, në fund do t’ia dilni edhe para të tjerëve. Nuk keni si të mund të mos shmangni ndonjë vështrim pak miqësor në rrethin tuaj, por do t’ia dilni t’i pranoni.
Peshqit
Disa angazhime të rëndësime nuk ju lënë kohë që t’i realizoni planet ashtu si dëshironi. Fatkeqësisht askush nuk duket i gatshëm t’ju ndihmojë. Por, do t’i kryeni detyrat edhe të vetëm, madje në mënyrën më të mirë të mundshme. Një fjalë e urtë thotë: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb