Dashi
Të kënaqur me surprizat e dhuruara nga Urani tek shenja e juaj, që përqafon Mërkurin tek Ujori, do të jeni shumë aktivë. Sot me të vërtetë do t’ia kaloni bukur! Do të keni dëshirë t’i përkushtoheni studimit të lëndëve të reja, mbi të gjitha preferoni shkencën dhe matematikën.

Demi
Merrni pak kohë për t’u menduar mbi mundësitë e reja profesionale që ju janë ofruar. Më mirë të mos merrni vendime bazuar mbi entuziazmin momental. Nëse vazhdoni të mos ndiheni në lartësinë e duhur në disa situata, ashtu do të dalë me të vërtetë. Me shumë optimizëm!

Binjakët
Me Venusin mik jeni të dashur dhe të shoqërueshëm dhe keni raporte më të mira me familjarët dhe miqtë. Falë Marsit që ju favorizon, do të tejkaloni vështirësitë që do t’ju dalin. Për ata që janë beqarë, pritet të ketë një takim që do t’ju ngjallë emocione të mëdha.

Gaforrja
Marsi parashikon vështirësi. Do të ndiheni nën trysni nga një sërë angazhimesh që do të keni. Do të shfaqen rivalitete dhe konkurrenca. Në familje pritet shumë nga ju dhe kjo ju vendos në vështirësi, duke bërë që të mos jeni tolerant.

Luani
Jupiteri, që ju favorizon nga Peshorja, bëhet zëdhënës i lajmeve të mira, ftesave dhe risive të këndshme. Do të ndjeni emocione të këndshme, të papërshkrueshme. Do të bëni disa ndryshime në shtëpi dhe gjithçka do të jetë edhe më e bukur!

Virgjëresha
Me Diellin dhe Saturnin armiqësor që ju nervozojnë, nuk do të jeni në humor të mirë. Do të kundërshtoni çdo që thoni. Mos e ekzagjeroni, ndërkaq! Do të jeni i tendosur dhe personi i zemrës do të vendosë t’ju shpërfillë, duke ju lënë të vetëm të tejkaloni shqetësimin që keni.

Peshorja
Jupiteri tek shenja e juaj, që vallëzon me Mërkurin, do t’ju cytë të shfrytëzoni sugjerimet që merrni dhe do t’ju shtyjë të shprehni krijimtarinë tuaj. Në dashuri do të përjetoni atë ndjesi intimiteti dhe përkatësie që ju emocionon e që ju dhuron qetësi.

Akrepi
Mos e lini t’ju ikë një mundësi e bukur takimi për shkak të bindjes se nuk u përshtateni mjediseve të caktuara. Sigurisht që jeni i përshtatshëm! Provojeni që të besoni! Do të rropateni për të gjetur një ekuilibër midis lirisë vetjake dhe punës. Dhe në fund do t’ia dilni.

Shigjetari
Bashkimi i Hënës me Saturnin në qiellin tuaj do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë!

Bricjapi
Me Diellin tek Peshqit përballë Hënës në shenjën tuaj, do të jeni autoritar dhe konkret. Edhe pse për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur!

Ujori
Së bashku me Uranin, Mërkuri premton mrekulli: është qershia mbi tortë për ata që duhen të përballen me një detyrë të rëndësishme në punë apo një provim. Jeni i qartë në mendime dhe keni një vizion të qartë për të ardhmen. Do ta doni atë që është risi.

Peshqit
Dielli në qiellin tuaj ka harmoni të plotë me Hënën. Është dita e duhur për të kaluar momente të mira jashtë qytetit me miqtë. Dikush do t’ju bëjë të ëndërroni, do t’ju marrë për dore dhe do të përjetoni emocione që nuk i kishit njohur më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb