Dashi
Keni shumë gjëra për të bërë para një ngjarje të rëndësishme që keni kohë që keni filluar përgatitjet, prandaj nxitoni nëse doni t’i përmbyllni me sukses! Që jeni të shkëlqyer tashmë e dinë të gjithë, tani duhet të tregoni nivelin tuaj të origjinalitetit.

Demi
Pak shoping për të blerë diçka të këndshme do ju sjellë në humor. Keni disa programe të vogla me miqtë tuaj, përpiquni të jeni në kohë! Shmangni shpenzimet e tepërta: duhet të filloni të kurseni për një objektiv interesant.

Binjakët
Gjithmonë të ndjeshëm dhe të hapur për eksperienca të reja, megjithatë jeni pak të ç’orientuar për sa i përket objektivit. Kolegët nuk ju ndihmojnë dhe shefi vazhdon t’ju acarojë. Debate për një projekt të rëndësishëm në punë, jeni elastik, por bashkëbiseduesi juaj nuk është!

Gaforrja
Nëse ju del diçka e papritur në punë, sot do ta përjetoni pak keq: nuk ju pëlqen të ngriheni shumë herët dhe aq më tepër të vraponi për të shmangur vonesën. Ditë ideale për një udhëtim të shkurtër ose një vizitë tek të afërmit tuaj ose të paktën këto kishit planifikuar.

Luani
Miqësia dhe dashuria përballen me njëra tjetrën në një ndeshje. Pa dyshim që pasioni është i fortë, megjithatë i mbajtur nën kontroll, mbijeton i heshtur. Ndjenja më intensive sot është solidariteti, miqtë ju hapin sytë mbi shumë realitete të vështira.

Virgjëresha
Partner i dashuruar, por kaq i ç’orientuar dhe i hutuar saqë ju acaron gjithmonë. Në shtëpi të gjitha problemet rëndojnë mbi shpatullat tuaja! Gjithmonë shumë të zënë, më keq nëse keni një biznes privat me një sërë problemesh për të menaxhuar.

Peshorja
Hëna mike në trekëndësh ushqen ëndrrat tuaja, ndërsa Marsi në kënd bashkëpunues ju vë në program për t’ju transformuar realitetin. Urani pak kundërshtues ju vë nën presion për të përfunduar diçka sa më shpejt.

Akrepi
Nëse jeni në punë do punoni pa dëshirë dhe mezi prisni të mbaroni që të shijoni darkën, që ka shumë mundësi të bëhet me të vërtetë magjike. Thoni po ftesës për një darkë romantike, ka ardhur koha të mos hezitoni më.

Shigjetari
Partner kapriçioz dhe pa humor, tamam si Hëna e sotme. Por nëse ndjenjat janë të forta, çdo gjë do zgjidhet pa asnjë problem. Humori i keq ashtu si vjen, ikën, retë e mëngjesit shpërndahen dhe yjet vezullojnë në darkë sidomos gjatë natës!

Bricjapi
Kur harroni punën dhe ambiciet tuaja të paplotësuara, bëheni të adhurueshëm për partnerin dhe miqtë, të afërmit dhe të njohurit tuaj! Nëse doni të qetësoheni bëni një shëtitje të gjatë, për të shmangur debate të kota në darkë.

Ujori
Ditë intriguese për sa i përket dashurisë. Nëse jeni çift apo edhe vetëm, ju pret një mbrëmje e këndshme, e pasur me emocione të forta. Jeni gjithmonë në kërkim të miqësive të reja dhe kjo gjë ju ndihmon të pranoni të tjerët ashtu si janë!

Peshqit
Të ç’orientuar dhe të mërzitur nga mungesa e harmonisë nga Hëna dhe Marsi, do kaloni më shumë kohë duke fantazuar sesa duke u përballur me gjendjen reale. Pasiguria që keni nuk ju ndihmon: luftoni tendencën për t’u arratisur nga përgjegjësitë tuaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb