Dashi
Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës që qëndron mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Do të jeni plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, por edhe ndryshimi i Hënës.
Demi
Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.
Binjakët
Hëna mike ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur, kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë!
Gaforrja
Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.
Luani
Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq, në mbrëmje do të ndjeni të ndiheni të lodhur.
Virgjëresha
Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Nga ana tjetër mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.
Peshorja
Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa Hëna është në anën tuaj dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni.
Akrepi
Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por me kusht që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë, asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.
Shigjetari
Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten. Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.
Bricjapi
Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, partneri do t’ju marrë të gjitha energjitë. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.
Ujori
Gjatë ditës mendoni për dashurisë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Por, ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë suaj.

Peshqit
Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen falë dashurisë, por edhe Hënës, që do të zhvendoset. Paqja do të nënshkruhet para një akulloreje të shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb