Dashi
Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë persona do ndërhyjnë në jetën tuaj dhe do jua prishin atmosferën. Beqarët nuk do jenë të qartë për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do i pranojnë ftesat që do iu bëhen.

Demi
Sot do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Beqarët do jenë të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Financat do varen nga mënyra se si do i menaxhoni ato para që keni.

Binjakët
Të dashuruarit do merren vesh mirë me njëri-tjetrin dhe atmosfera do ngrohet më shumë se kurrë më parë. Në orët e mesditës mund të ndodhin edhe emocione më të mëdha. Beqarët do joshin çdo person që do iu vijë rrotull dhe do e ndryshojnë statusin më shpejt nga sa kishin menduar.

Gaforrja
Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ju lumturuar sa më shumë. Beqarët do ia kalojnë mirë me miqtë e tyre të ngushte dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për të ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jetë e mirë dhe aspak problematike.

Luani
Çiftet do bëjnë mirë të mos rrezikojnë shumë gjatë kësaj dite sepse mund të gabojnë rëndë. Merrini gjërat shtruar dhe për çdo gjë bëni parashikime. Beqarët do ëndërrojnë më shumë seç duhet dhe realiteti do jetë paksa zhgënjyes. Gjendja financiare do jetë e paparashikuar dhe do varet tërësisht nga mënyra se si do veproni.

Virgjëresha
Nëse jeni në një lidhje, sot duhet të përgatiteni për emocione të njëpasnjëshme. Partneri do ju surprizojë në momentet që më pak e prisni dhe do ndiheni më të dashuruar se kurrë. Beqarët do kenë një ditë delikate dhe pa ndonjë mundësi reale për takime. Financat do jenë goxha më të mira.

Peshorja
Do ndani çdo mendim dhe ide me partnerin gjatë gjithë kësaj dite, ndaj dhe marrëdhënia mes jush do jetë fantastike. Beqarët do jenë pasionantë dhe gati të bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për të bërë për vete atë që pëlqejnë. Me financat duhet të tregoheni shumë herë më të kujdesshëm.

Akrepi

Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bënit mirë t’i merrnit gjërat si t’ju vijnë dhe të mos nguteshit për asgjë. Beqarët do fillojnë një marrëdhënie të ngrohtë me një person që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.

Shigjetari

Do keni konflikte të njëpasnjëshme sot ju që jeni në një lidhje dhe asgjë nuk ka për t’ju ecur ashtu si e kishit menduar. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen për të filluar një lidhje. Do iu bien me shkelm mundësive që do iu jepen. Gjendja e financave do jetë e mirë dhe aspak problematike.

Bricjapi
Do e konsolidoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Beqarët do jenë të përqendruar te një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshirojnë të dalin nëpër takime. Në planin financiar do keni fat me shumicë.

Ujori
Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre.

Peshqit
Do jeni shumë të përkushtuar ndaj partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë të ndihet më së miri. Edhe ai nga ana e tij do ju dashurojë pa fund dhe do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Beqarët do ndihen aq mirë me miqtë e tyre, saqë nuk do e ndiejnë mungesën e dikujt në krah.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb