Dashi

Me mbështetjen e Marsit dhe Uranit te shenja që ia bëjnë me sy Hënës nga Ujori, mund të përfitoni nga një nismë e mrekullueshme. Sot sharmit tuaj nuk do të munden t’i rezistojnë, si dhe do të keni shumë ide të reja të shkëlqyera.

Demi

Hëna tek Ujori ju shqetëson. Humori do t’ju ndryshojë dhe nuk do t’ia dilni të shfrytëzoni mundësitë që do të keni gjatë ditës. Mirëkuptimi me partnerin do të jetë i pakët. Përqendrohuni në përmbushjen e objektivave afatshkurtër, edhe pse bëni zgjedhje largpamëse.

Binjakët
Falë Hënës tek Ujori që ju mbështet, por edhe falë favorit të Marsit te Dashi, do t’ia dilni të keni rezultate të mira, sidomos në punë. Edhe raporti në çift do të jetë më i lirshëm, por ndërkaq duhet një angazhim më aktiv.

Gaforrja

Do të bëni mirë të dëgjoni këshillën dashamirëse të një kolegu me shumë përvojë, e cila mund të dalë se është me vlerë. Nëse disa lidhje sipërfaqësore nuk ju japin më asgjë, mbyllini pa ngurruar dhe do të jeni më mirë!

Luani

Për shkak të Hënës tek Ujori që bëhet bashkë me Mërkurin, mateni mirë çdo fjalë. Mos thoni gjithçka që ju vjen ndërmend, nëse nuk doni të ofendoni njeri. Jepini vetes pak kohë pushim për t’u ripërtëritur, duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar.

Virgjëresha

Me Neptunin kundër, këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Peshorja

Hëna tek Ujori dhe Jupiteri në shenjën tuaj ju mbështetin për të pasur një ditë të mbarë. Do të dini të përballeni me qetësi me çdo rrethanë. E shtuna do të karakterizohet nga entuziazmi, falë edhe perspektivave të mira që parashikohen.

Akrepi

Një e fshehtë sot, një e fshehtë nesër, rrezikoni të mos mbani më mend se cila është kështjella e fantazisë që keni ndërtuar. Më mirë të ktheheni në realitet! Nëse keni në mendje një lidhje nga e kaluara, mos u angazhoni për të ardhmen, madje as në të tashmen.

Shigjetari

Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë në plan të parë për ju, me Saturnin në qiellin tuaj që përfaqëson Hënën tek Ujori. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju, do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.

Bricjapi
Nëse do t’ju duhet të përballeni me tekat e një familjari, jini të duruar. Mos bini pre e nervozizmit dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen me urtësi. Të mendoni mbi atë që duhet të bëni do t’ju ndihmojë të qartësoheni për rrugën që doni të vazhdoni të ndiqni.

Ujori

Hëna te shenja juaj krijon lidhje me planetë të ndryshëm. Rezultati? Disa paqartësi në fillim të ditës, por më vonë gjithçka do të sqarohet në mënyrën më të mirë. Përdorni mënyra të cilat ju përshtaten më shumë: mirësjellje, takt, mirësi e dashamirësi.

Peshqit

Do të angazhoheni ashtu siç dini vetëm ju për të arritur rezultate të mira, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, delikatesën dhe aftësitë për të kuptuar të tjerat. Me Saturnin kundër, në fushën e dashurisë ndoshta nuk do t’ia dilni të shprehni plotësisht atë që jeni duke ndjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb