Dashi
Hëna është në harmoni me Marsin, Merkurin, Uranin dhe Jupiterin. Priten surpriza të këndshme në punë. Ata që deri dje ju kundërshtonin, nga sot do t’ju mbështesin. Në dashuri mos u frikësoni nga përballjet sfiduese: nga disa probleme të brendshme do të dilni fitimtar.

Demi
Në punën e juaj çdo gjë do shkojë mirë dhe do të keni mundësinë të tregoni aftësitë e juaja. Do të ndërmerrni një hap vendimtar për të zgjidhur një problem. Do të merrni një ndihmë të vazhdueshme, si shpirtërore ashtu edhe ekonomike, nga personat që ju duan të mirën.

Binjakët
Do të keni ngadalësim të aktiviteteve që i keni për zemër, për shkak të problemeve dhe pengesave të bezdisshme. Mos u dekurajoni: do kalojë shpejt. Marsi vazhdon të jetë armiqësor ndaj jush. Kujdesuni për shëndetin dhe jini më të kujdesshëm se zakonisht.

Gaforrja
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.

Luani
Mundësi për zhvendosje edhe të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’u japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Virgjëresha
Keni pak lodhje, ndaj të cilës duhet t’i kundërpërgjigjeni me ushqimin e duhur, të pasur në energji dhe të shëndetshëm si mjalti dhe çokollata. Do të rigjeni entuziazmin e humbur, duke menduar për një detyrë të rëndësishme që me shumë mundësi do t’u besohet juve.

Peshorja
Mërkuri dhe Venusi në anë e juaj do t’ju ndihmojnë, duke garantuar rezultate shumë premtuese në punë dhe përvoja të bukura në jetën private. Nëse nuk jeni të lidhur, përgatituni për takime intriguese: planeti i dashurisë po thur plane për ju.

Akrepi
Të jetosh jetën në mënyrë konkrete nuk do të thotë të mos keni ëndrra në sirtar, për t’i nxjerrë pikërisht në momentin e duhur! Mos i merrni shumë seriozisht disa fjalë që ju janë thënë në një moment acarimi. Jini më lartë se kaq.

Shigjetari
Jupiteri vazhdon t’ju mbështesë, duke ju sjellë entuziazëm dhe duke favorizuar perspektiva pozitive. Do të përjetoni momente emocionuese me partnerin e juaj. Është mirë t’i jepni rëndësi anëve praktike të jetës së përditshme dhe rezultateve konkrete.
Bricjapi

Forca e vullnetit për të luftuar kundër mullinjve të erës është duke u shpërdoruar. Prandaj, më mirë të ndaleni, dhe të shikoni se çfarë bëhet përreth përpara se të vazhdoni. Nga njëra anë ndihen të përjashtuar e kështu doni të çliroheni, nga an tjetër kanë dëshirë t’i mbathni me të katra.
Ujori

Grindjet dhe sherret mund të jenë gjëra që priten, por ju, me urtësi, do t’i mënjanoni shoqërimet me persona që ju shkaktojnë tensione dhe stres. Përfitoni nga përvoja për të mos bërë të njëjtat gabime si në të kaluarën, për t’iu hapur mundësive të reja.

Peshqit
Planetët këshillojnë një dozë shtesë përmbajtjeje, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni te disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë e arsyeshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb