Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 26 prill 2017

horoskop

Dashi
Duke i besuar ndonjë rastësie të fatit do të arrinit të mos e ngadalësoni ritmin e punës. Ndoshta fati do të ndërhyjë! Edhe pse jo gjithmonë ia dilni të qëndroni në një hap me kolegët tuaj, mos u shqetësoni. Keni burime të tjera të vyera.

Demi
Mos u vendosni shumë kufizime dëshirave tuaja, ndryshe do t’ju duhet të kënaqeni me gjëra të vogla. Kur do e bëni, apo mos vallë e keni harruar këtë? Ka disa objektiva në profesionin tuaj, që do të donit t’i arrinit. Atëherë, ‘armatosuni’ me ngulm dhe vullnet!

Binjakët
Pas një mëngjesi harmonie dhe qetësie falë bashkimit të Marsit me Venusin, megjithatë ndikimi i planetëve mund të sjellë pak bezdisje. Është mirë të përgatiteni për një mbrëmje jo të qetë. Mbyllni derën dhe ndizni televizorin për t’u argëtuar ndopak…

Gaforrja
Së shpejti do të ndiheni të inkurajuar dhe të qetë, duke qenë se do të gjeni më fund zgjidhjen e një çështjeje, që po ju shqetësonte prej kohësh. Me të fituar qetësinë, mund edhe të tentoni të rifilloni një lidhje të vjetër.

Luani
Duhet të gjeni ekuilibrin e duhur në marrëdhëniet me të tjerët. Jo të gjithë mund të kenë dëshirë të flasin me orë të tëra në rrejte sociale. Duke punuar për përgatitjen e gjërave të reja, përpiquni të mos shqetësoheni shumë. Mjafton të organizoheni.

Virgjëresha
Lejojini vetës një pasdite të paqtë, për qetësi absolute. Pozicionimi i Jupiterit në lidhje me Saturnin gjatë mbrëmjes mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por gjithashtu jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.

Peshorja
Është dita për të rivendosur harmoninë në çift, nëse për çfarëdolloj arsye gjërat nuk po shkonin mirë. Bashkëveprimi i Plutonit dhe Saturnit është në favorin tuaj. Me partnerin dhe në familje do të keni një ambient të shkëlqyer, ku asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.

Akrepi
Të ndriçosh të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballeni me gjërat me radhë se sa të mbani shumë kunguj nën një sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat e mirëqena dhe shikoni përtej asaj çka duket në pamje të parë për të mos gabuar.

Shigjetari
Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshësh mëngët nuk është problem, aq më tepë nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.

Bricjapi
Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër.

Ujori
Falë planifikimit të kujdesshëm të çdo angazhimi, sot do të gjeni kohë edhe për argëtim dhe për të qenë pranë personave interesantë. Dini si të jepnin maksimumin edhe kur situata nuk do të dukej fare si ajo idealja.

Peshqit
Ju shqetësojnë diskutimet me drejtuesin? Rrini të qetë, pasi nuk donte t’ju qortonte, por donte t’ju jepte disa këshilla të vyera. Mund të përmirësoheni ndjeshëm, nëse angazhoheni pak, duke bërë që të meritoni ndoshta edhe një rritje rroge.


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .