Dashi
Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë pak probleme, edhe pse do të dini t’i përballoni shumë mirë. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni që asgjë dhe askush, të mos ua marrë!
Demi
Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Kur është shtytja emocionale të duhur, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.
Binjakët
T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore, nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.
Gaforrja
Dita nis mirë, falë bashkëveprimit të Hënës. Ndjeshmëria e juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëji kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme, që mund të kalojnë pa u vënë re.
Luani
Fundi i muajit po afron dhe ndoshta po afron edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos e harroni, më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbmi ndonjë rrugë të rëndësishme.
Virgjëresha
I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi i faturohet Hënës, mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.
Peshorja
Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni, ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj, pa u shpërqendruar.
Akrepi
Falë mirësisë së Hënës, në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.
Shigjetari
Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.
Bricjapi
Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Plutonin bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaleni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.
Ujori
Po mendoni sesi ta bëni sa më të veçantë një festë të rëndësishme? Fillimisht mendoni për menynë dhe për ambientin ku do ta organizoni. Nëse do të doni ide dhe ndihmë, kërkojani pa hezitim njerëzve të dashur. Do t’ia dilni për mrekulli.
Peshqit
Të mbështetur nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin tuaj, edhe pas një zënkë të vockël. Të ziheni nuk do të thotë se nuk duheni. Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb