Dashi
Ditën e sotme do t’ju mungojë shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj dhe për të dalë në avantazh ndaj tij. Do të jetë një përballje e fuqishme, por është e sigurt se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.

Demi
Edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm, tregohuni i qetë. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit, përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

Binjakët
Më shumë se për punën dhe afatet që mbarojnë, po mendoni sesi të argëtoheni me ndonjë rreng të bukur që do t’i kurdisni mikut tuaj më të mirë! Në fillim puna, pastaj kënaqësia, ndryshe do të krijohen situata jo të këndshme.

Gaforrja
Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban në tension. Hiqeni këtë mendim, nëse nuk doni të shtoni ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.

Luani
Shumë kërkesa që nuk presin rrezikojnë t’ju vënë poshtë. Keni dëshirë t’ua përmbushni dëshirat të tjerëve, por nuk mund të jeni i disponueshëm me të gjithë! Gjeni ekuilibrin, duke u udhëhequr nga instinkti dhe dëshira e mirë.

Virgjëresha
Sot parashikohet të jetë një ditë intensive për sa u përket financave. Para se të futni dorën në kuletë, bëni disa llogari, për të evituar shpenzimet e panevojshme. Nëse nuk i menaxhoni me kujdes shpenzimet, shumë shpejt do të gjendeni vështirësi financiare.

Peshorja
Nëse është e vërtetë se mjafton të duash për ta bërë diçka, është gjithashtu e drejtë të thuash se je në drejtimin e gabuar, ju bën të humbni shumë nga kohë. Mund të keni nevojë për një ndihmesë, por nuk duhet ta pranoni nëse nuk është në avantazhin e juaj.

Akrepi
Pasiguri të vogla për të shprehur emocionet e juaja të brendshme mund ta bëjnë të vështirë që partneri t’ju kuptojë. Dukeni i përhumbur, edhe pse në të vërtetë jeni duke pleqëruar thellësisht mbi një çështje që ju shqetëson.

Shigjetari
Këtë ditë mendimet tuaja do të jenë më pak të turbullta dhe mund të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që ju trembnin. Në fund të fundit, kjo është edhe për të mirën tuaj. Nëse partneri ju kërkon pak kohë, jini dispozicion menjëherë dhe mos bëni fjalë.

Bricjapi
Jeni shumë i aftë për të negociuar, por në fund edhe ju mund të ndiheni të shtypur nën ngarkesën e tepërt të përgjegjësisë. Duhet të mësoni t’i ndani, ju nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe.

Ujori
Bashkëveprimi i planetëve do t’ju favorizojë lëvizjet, qofshin këto si për kënaqësi ashtu edhe për punë. Negociatat dhe puna do të ecin më së miri. Priteni pozitivisht risinë. Edhe pse gjërat nuk ju duken shumë interesante, shumë shpejt do të jenë.

Peshqit
Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për të tjerët. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen. Por juve vetë kohët e fundit ju mungon besimi që ju karakterizon në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb