Dashi
Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë. Beqarët do ndihen aq mirë ashtu si janë saqë nuk do duan të dalin fare nga frika se mos i joshë dikush dhe mund të ndryshojnë status. Sektori i financave do jetë me i dobët se kurrë më parë.
Demi
Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni, gjithashtu, do jetë me i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha. Beqaret do arrijnë të realizojnë takimet e menduara dhe do ndihen me entuziaste për të ardhmen. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria.
Binjakët
Planetët do jenë shumë bujare me ju sot dhe do ju krijojnë një ambient shumë të ngrohtë në çift. Gjithçka do ecë si e keni dëshiruar. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk do jeni të kujdesshëm, por fatmirësisht që do jetë Jupiteri, i cili do ua mbajë larg problemet e vështirësitë.
Gaforrja
Ju që jeni në një lidhje do kujdeseni shumë që gjërat tre ecin më së miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij që keni në krah. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e të ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja.
Luani
Mos u tregoni të paduruar me partnerin gjate gjithë kësaj dite, sepse përndryshe mund të bëni gabime te pafalshme. Ai nga ana e tij po mundohet t’iu përgatisë surpriza të mëdha. Beqaret do fillojnë një lidhje pasiononte, e cila do i lërë pa frymë. Gjendja e financave do lere shume për të dëshiruara.
Virgjëresha
Ditë e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqarët më mirë të mos hedhin hapa të nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat që kanë njohur të vazhdojnë ende të njihen me ta.
Peshorja
Ditë e këndshme edhe pse jo me aq shumë emocione sa dikur. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë që do mbizotërojë. Beqarët do kenë flirtime pa fund dhe plot mundësi për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse është ajo që dëshironi. Në planin financiar do merrni masa strikte dhe falë ndihmës edhe të disa të afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen.
Akrepi
Lërini sentimentalizmat gjatë kësaj dite dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet qe ju kane dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë dhe me sukses. Beqaret duhet te tregohen te hapur dhe t’i shprehin pëlqimet. Gjendja e te ardhurave fatmirësisht nuk do jete e keqe.
Shigjetari
Do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni me tepër çaste intime me te. Dita do jete fantastike. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe kanë për të humbur disa mundësi të mira për të filluar lidhje. Ne planin financiar do ju realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur.
Bricjapi
Më shumë sesa kurrë më parë do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohtë. Do ja arrini qëllimit. Beqarët do realizojnë disa takime, mirëpo nuk do ndihen gati për të ndryshuar menjëherë status.
Ujori
Do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Beqaret do jenë të pavëmendshëm dhe as që do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndiejnë aq shumë mungesën e një partneri në krah.
Peshqit
Do jeni me shumë fat sot juve që jeni në një lidhje dhe të gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mirë. Beqarët duhet të mos tregohen të paduruar, sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme për të cilat do pendohen shpejt. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb