Dashi 21 Mars – 20 Prill
Do të jetë një e ditë e ndërlikuar, nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Merkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata, që të bindur se mund t’ua mbushin mendjen, duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësire argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së kësaj dite, duke pranuar ftesë e miqve që ju kërkojnë.

Binjakët 21 Maj – 21 Korrik
Ana e mirë e Merkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijuese dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmonia në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët: shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

Gaforrja 22 Korrik – 22 Qershor
Do të keni frymëzim dhe intuitë të shkëlqyer! Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe si edhe puna do të ecë: më në fund po filloni të fitoni.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë … pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë së juaj.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Përballuni me përditshmërinë me shumë qetësi. Gjëra të reja të vogla dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur, dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Kundërshtoni prirjen, që në këtë periudhë vihet më shumë në pah për shkak të Neptunit, për të bllokuar veten në botën e juaj të fantazive. Pranojeni propozimin e atyre që ju duan për të zbatuar projekt së bashku dhe të zgjidhni se cilën rrugë duhet të ndiqni.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë e juaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë e juaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Rrini larg nga personat jobindës dhe të bezdisshëm, Ju bëjnë të humbni kohë të çmuar dhe ju largojnë nga çështjet e rëndësishme. Nëse bëni një jetë të shfrenuar, ka ardhur koha t’i vëni gishtin kokës. Bëni zgjidhje më të qëndrueshme dhe konkrete.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Delli i juaj luftarak, për shkak të Hënës, por edhe të Marsit dhe Uranit miq, do t’ju bëjë të përballeni në mënyrë të shkëlqyeshme me çështje pune. Do t’i besoni dikujt, në një situatë urgjence, pasi do të tregohet i dhembshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb