Dashi
Do ndiheni mjaft mire prane atij qe dashuroni sot dhe marredhenia me partnerin do mbetet e mire. Do shkembeni idete dhe mendimet me te. Beqaret nuk do e ndryshojne dot statusin edhe pse do mundohen gjithe kohe. Financat do jene shume te dobeta per shkak te shpenzimeve te jashtezakonshme dhe te pamenduara qe keni kryer.
Demi
Venusi do ju mbeshtese gjate gjithe kesaj dite juve qe jeni ne nje lidhje. Marredhenia me partnerin do jete me e ngrohte nga sa mendonit dhe do flisni hapur per cfaredo lloj teme. Beqaret do kene surpriza te njepasnjeshme dhe do e ndryshojne menjehere statusin e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoni sa me shume maturi qe te mundni qe te mos keni telashe.
Binjaket
Dite shume e zakonshme dhe pa asgje te re kjo e sotmja per te dashuruarit. Merrini gjerat si tiu vijne. Beqaret do ndihen gati per te pranuar ftesa dhe per te bere cmenduri me personat qe do i joshin. E rendesishme eshte qe nuk do merziten dhe do perjetojne emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume per te deshiruar.
Gaforrja
Do jeni ne forme shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do i beni surpriza te njepasnjeshme njeri-tjetrit. Cdo cast do jete shume i veçante dhe i bukur. Beqaret duhet te bejne ate qe do ju thote zemra, perndryshe nuk kane per te perjetuar aspak emocione. Ne planin financiar nuk do keni per cfare te ankoheni.
Luani
Marrdhenia ne cift do jete shume e mire sot sesa disa kohe me pare. Do i sqaroni te gjitha hatermbetjet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do realizojne takime te rendesishme te cilat mund tua ndryshojne jeten njehere e mire. Bejini syte kaer, por edhe mos u ngutni per asgje.
Virgjeresha
Jeta juaj ne cift do mbrohet gjate gjithe dites nga yjet. Ato do ju drejtojne ne rrugen e duhur dhe do kaloni caste me te kendshme me partnerin. Beqaret do vrapojne pas nje personi pa e njohur mire dhe kjo mund te sjelle pasoja per te ardhmen. Kujdes! Me financat do i keni punet shume mire.
Peshorja
Rutina do mbizoteroje gjithe diten sot ne jeten tuaj ne cift. Here pas here do bini ne melankoli dhe do merziteni tej mase. Beqaret do influencohen negativisht nga Merkuri. Personat qe ju pelqejne ka mundesi te fillojne te dalin me nje mikeshen e tyre. Buxheti nuk do kete aspak tronditje.
Akrepi
Nuk duhet te kerkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kesaj dite, por mire do jete ti merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas menyres se tij. Beqaret do ndihen te lumtur prane disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojne nje lidhje me ta.
Shigjetari
Do i qendroni shume besnike partnerit tuaj gjate kesaj dite dhe nuk do tundoheni aspak nga joshja qe do ju bejne persona te trete. Beqaret nuk duhet ta ndalojne veten per asnje gje sepse perndryshe do vazhdojne te mbeten te vetmuar për shume kohe. Financat do dobesohen paska per shkak te disa shpenzimeve te nevojshme.
Bricjapi
Ju do jeni shume xheloze per partnerin gjate gjithe kesaj dite dhe nuk do e lejoni ate te dale me miqte e tij. Kujdes sepse po vazhduat keshtu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje per lirine e tij. Beqaret nuk do e kene mendjen fare tek krijimi i nje lidhjeje edhe pse do joshen gjithe kohes. Venusi do ua mbroje gjithe kohes financat.
Ujori
Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat tuaja sot dhe nuk do mund te ruani dot nje klime te ngrohte ne jeten tuaj ne cift. As beqaret nuk do kene fat ne dashuri, keshtu qe do vazhdojne te mbeten te vetmuar. Kalojeni kohen e lire me miqte apo me familjaret. Ne planin financiar fatmiresisht nuk priten probleme te medha.
Peshqit
Ka rrezik te beni gabime sot ne jeten tuaj ne cift dhe pa dashur do e lendoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund te sjelle pasoja ne lidhjen tuaj. Beqaret do jene te paperqendruar dhe as qe do perfitojne aspak nga mundesite qe do iu jepen per takime. Me vone do i kerkojne, por nuk do i gjejnedot me.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb