Dashi 21 Mars – 20 Prill

Krijoni miqësi edhe kur gjendeni para opinioneve dhe pozicioneve të ndryshme. Këndi mes Hënës dhe Uranit do ju ndihmojë të zgjeroni rrethin e njohjeve tuaja. Në diversitetin natyral do zbuloni një tërësi që do arrijë t’ju pasurojë shumë.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Përpiquni të vendosni rregull në jetën tuaj, si në nivelin fizik ashtu edhe në atë mendor, nëse nuk dëshironi të krijoni konfuzion, gjë që nuk ju pëlqen aspak. Përdorni kohën e lirë që ju dhuron e diela për të organizuar më mirë hapësirën, ndoshta duke ndryshuar diçka.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Mos lejoni asgjë dhe asnjeri që t’ju shkatërrojë planet tuaja, edhe pse e keni planifikuar programin e të dielës me shumë kujdes. Çdo detaj është i rëndësishëm dhe ju nuk ja keni lënë asgjë rastësisë. Gjë që është merita juaj, sigurisht!

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Do arrini më në fund të hidhni pas krahëve një çështje të së kaluarës që ju pengon të shihni përpara, sidomos në jetën private. Do ndjeheni shumë më mirë! Nuk jeni më të gatshëm të toleroni gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe të tjerët do e kuptojnë vendosmërinë tuaj.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Falë mbështetjes së Marsit, në këtë periudhë mund të jepni maksimumin në sportin tuaj të preferuar. Aktiviteti fizik i moderuar është shumë i shëndetshëm: jeni shumë mirë! Ditë e gëzuar dhe kohë e lirë e çmuar, për t’ia përkushtuar të tjerëve, por sigurisht edhe pak vetes!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Nganjëherë nuk dini si të menaxhoni një lloj tendence që keni për t’u dekurajuar shpejt. I ktheheni mendimeve negative që nuk kanë arsye të ekzistojnë. Përfitoni nga e diela që të bëni një pushim nga të gjithë gjërat që ju rëndojnë pak.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Në sajë të Hënës në trekëndësh me Jupiterin, të tjerët do ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ja kërkoni ju.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Një çështje pune rrezikon t’ju prishë ditën e pushimit. Nëse nuk është aq urgjente, tregohuni të vendosur që ta mbani jashtë portës. Do ta zgjidhni nesër. Momente të këndshme të kaluara në familje dhe me miq do ju kthejnë humorin e mirë dhe alegrinë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Falë Hënës në kënd me Saturnin, e diela do jetë një ditë e përkryer për të kaluar kohë me të afërmit tuaj dhe miqtë. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni në shtëpi apo jashtë. Vendime për t’u marrë? Falë sensit tuaj praktik, nuk do lini t’ju shpëtojë asnjë detaj.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Mërkuri në lidhje me Plutonin mund t’ju shkaktojë reaksione të papritura të tepruara, edhe për motive banale dhe me pak rëndësi. Shkarkoni tensionin e krijuar duke u marrë me pak sport. Lodhja në nivel fizik do ju qetësojë në profilin mendor.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Urani, Jupiteri dhe Saturni, në harmoni me Hënën në shenjën tuaj, do ju dhurojnë një ditë të paharrueshme, në të gjitha aspektet! Është e sigurtë që nuk do mërziteni dhe do jeni gjithmonë në mes të aktiviteteve interesante dhe personave intrigues.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Duke qenë se duhet të analizoni një situatë, duhet të merrni parasysh më shumë se një aspekt, nëse nuk doni të humbisni një gjë shumë të rëndësishme. Keni aftësi të shkëlqyera por që nganjëherë mbeten në hije nga nxitimi juaj për të përfunduar çdo gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb