Dashi

Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten, nëse e dini si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.

Demi

Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilni në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi, që ju shtyn t’ju kundërviheni.

Binjakët

Do të mbroni me kokëfortësi qetësinë me partnerin. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah, e meritojnë plotësisht.

Gaforrja

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Falë Venusit mik, mund të hapni një kapitull të ri në dashurori me personin e zemrës.

Luani

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërohet një ngritje të menjëhershme tensionesh, si dhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë se një gabim.

Virgjëresha

Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift, duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Peshorja

Do të jeni nismëtar në këtë ditë bukur, i iniciativave të bukura në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do ta forcojë lidhjen.

Akrepi

Me ndikimin e Hënës, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, po u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Shigjetari

Të jeni më të dashur ju bën të mirë. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni! Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Bricjapi

Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër, Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime të rastit me partnerin.

Ujori

Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë, duke u ushqyer me iluzione dhe ëndrra. Por ndërkaq e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësime është të tregoheni në çdo çast vetvetja.

Peshqit

Falë Jupiterit që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, shmanguni duke e kaluar me sportivitet.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb