Dashi
Një mëngjes i tensionuar për shkak të ngjarjeve të paparashikuara do t’ju uli humorin. Ama mos u shqetësoni pasi në mbrëmje do të kaloni momente argëtimi dhe relaksi në shoqërinë e të dashurit të zemrës. Megjithatë ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë për shkak të shqetësimeve në punë.

Demi
Ju jeni në një rreth magjik për shkak të efektit të Hënës në shenjën tuaj. Miqtë, kolegët dhe të afërmit tuaj do t’ju japin një dorë për sa i përket një punë ende të pambyllur. Jeta emocionale do të favorizohet duke qenë nën mbrojtjen e Venusit. Shfrytëzojeni sa më shumë që të keni mundësinë.

Binjakët
Keni disa plane për skenarë të rinj në aspektin profesional, ama mos u mundoni shumë pasi i keni të gjitha situatat në favorin tuaj. Keni kaluar shumë sprova në jetë për t’u dorëzuar tani që është momenti i duhur për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes.

Gaforrja
Komunikimi sot nuk do të jetë shumë i favorshëm me koleget tuaj për shkak të Hënës në Bricjap. Nëse keni pakënaqësi me to, përpiquni që t’i diskutoni sa më me qetësi për të arritur në një konsensus të përbashkët. Nëse e shikoni që situata agravohet, mos e vazhdoni po shtyjeni për një ditë tjetër.

Luani
Shfrytëzoni aftësinë tuaj prej një lideri të lindur për t’u bërë ballë disa rreziqeve që do të hasni në punë. Kjo gjendje do t’ju stresojë pak, ama mos u mërzisni pasi do të merrni një lajm për një udhëtim të shkurtër i cili do t’ju ngrejë humorin e do t’ju bëj të reflektoni ndaj projekte tuaja.

Virgjëresha
Disa zgjedhje duhet ti merrni me qetësi dhe diplomaci. Jo çdokush është dakord me mendimin tuaj mbi një marrëveshje të caktuar kështu që jini të gatshëm të bëni dhe disa ndryshime duke qenë se keni partneritet me palën e pakënaqur. Arrini në një vij të mesme dhe procedoni shpejt.

Peshorja
Hëna dhe Venusi janë bashkuar duke theksuar pjesët më pak të këndshme të karakterit tuaj prandaj është mirë të mos ju vënë në lojë. Keni disa përgjegjësi mbi veten të cilat mendoni se i keni lënë mënjanë, ama nuk është ashtu. Mos i anashkaloni dhe punoni për to që mos të jeni të papërgatitur në një moment të vështirë.

Akrepi
Një kombinim i Venusit me Hënën në Bricjap ju jep një avantazh të madh për sa i përket logjikës dhe intuitës mbi disa situata te ndërlikuara. Një ditë plot risi dhe pasion do t’ju mbërthejë sot bashkë me partnerin tuaj duke jua bere ditën edhe me të këndshme dhe aktive.

Shigjetari
Edhe pse nuk do të bëheni pjesë e udhëtimeve të menduara deri me tani mos u mërzisni. Çdo gjë ndodh për një arsye kështu që mbushni ditën me takime të vlefshme. Njëkohësisht bëni disa llogari financiare për të mos qenë ngushtë në javën që vjen, pasi do të ketë shpenzime të detyrueshme.

Bricjapi
Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Ujori
Hëna do ndikojë shumë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do iu bëjë më liberalë dhe më të hapur me partnerin. Disa nga ëndrrat më të bukura do iu realizohen.

Peshqit
Të dashuruarit do kërkojnë nga partneri më shumë ngrohtësi. Ka mundësi që dëshirat t’iu plotësohen në jetën sentimentale nëse tregoni këmbëngulje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb