Dashi
Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por në një ditë si kjo do t’ju bezdisë me kujdesin që të tregojë ndaj jush. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo që hani. Kujdesuni për dietën!
Demi
Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një fundjavë të bukur. Mes artit dhe natyrës është me e lehtë të bashkëpunosh. Shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.
Binjakët
Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë, grinden mes tyre. Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime, duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë. E keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.
Gaforrja
Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri ëndrrave tuaja. Zgjohuni, është ende e premte dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë, duhet të presin për fundjavën.
Luani
Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.
Virgjëresha
Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra kërkojnë ndërkaq sqarime. Është thelbësore të përballeni me të vërtetën.
Peshorja
Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet e juaj. Pozicioni i Diellit, Merkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e juaj.
Akrepi
Me fëmijët adoleshentë nuk është e nevojshme të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë dhe në ditët e sotme do t’ju binden, tashmë po rriten me të vërtetë! Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar, talenti krijues ka nevojë për ushqim.
Shigjetari
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime. Në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë, mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.
Bricjapi
Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.
Ujori
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë po thjesht libra të vjetër dhe gjëra kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini, shëndeti fillon që nga tryeza.
Peshqit
Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb