Dashi 21 Mars – 20 Prill

Vështirësi të vogla plotësisht të papritura do t’ju shkaktojnë disa probleme, edhe pse do dini t’i përballoni shumë mirë dhe me kokën lart. E keni lumturinë shumë afër, prandaj mos lejoni asgjë dhe askënd t’jua marrë!

Demi 21 Prill – 20 Maj

Gjeni pak kohë për personin që doni, përpiquni të keni dialog. Do të jetë mënyra më e mirë për të tejkaluar ndonjë tension të mundshëm. Pa shtytjen e duhur emocionale, edhe rezultatet mund të mos jenë në lartësinë e duhur.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore nëse ndërmerret një histori e re. Por ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Java nis mirë falë pozicionimit të Hënës te Peshqit. Ndjeshmëria juaj do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet më të thjeshta, por edhe ato të duhurat. Bëni kujdes ndaj afateve të fundit të muajit dhe ndaj mesazheve të rëndësishme që mund të kalojnë pa u vënë re.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Fundi i muajit po afron dhe ndoshta po afron edhe momenti për të kontrolluar llogaritë e shpenzimeve. Mos harroni: më mirë të mendoni fillimisht për detyrat dhe pastaj për kënaqësitë, ose mund të humbni ndonjë rrugë të rëndësishme!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

I keni besuar një personi që e keni njohur së fundmi dhe tashmë jeni të zhgënjyer nga sjellja e tij jo shumë korrekte. Mashtrimi i Hënës te Peshqit… Mos e ndërlikoni më tej situatën. Mos e prishni ditën dhe pranoni çdo pasojë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Mos lejoni që ndonjë dyshim i vogël t’ju ndryshojë mendjen, nëse ishit të sigurt në rrugëtimin tuaj dhe keni planifikuar gjithçka me kujdes. Mos u ngadalësoni ose do të humbisni avantazhin. Ecni përpara në rrugën tuaj, pa u shpërqendruar.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Të besoni më shumë te vetja do t’ju ndihmojë të arrini rezultate edhe më domethënëse, qoftë në lidhje me punët tuaja, qoftë në lidhje me njerëzit. E dini mirë se njerëzit nuk gjykohen nga paraqitja, por me një prezantim të mirë do jeni vërtet në formën tuaj më të mirë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Një çështje me disa paqartësi ju vë pak në vështirësi, dhe për t’u çliruar nga dyshimet duhet të përdorni të gjithë vullnetin tuaj. Parapëlqeni persona të prerë dhe të drejtpërdrejtë, edhe pse, për fat të keq, jo të gjithë janë kështu.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Do t’i ndani idetë tuaja me të tjerët dhe do të merrni miratime nga ata që i vlerësoni. Dhe, mos u shqetësoni; askush nuk do të qahet nëse lini mënjanë ndonjë hollësi me pak rëndësi. Miqësi për t’i forcuar apo për t’i rizbuluar: ndoshta pas një kontakti fillestar virtual do të keni një takim real!

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Do të jetë një ditë më e qetë se e mëparshmja, por jo e mërzitshme. Vazhdoni të çoni përpara atë që keni nisur me entuziazëm. Kudo përreth jush do të gjeni një terren pjellor për të zbatuar projektet tuaja më ambicioze.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Me pozicionimin e Hënës në lidhje me Neptunin, t’i hyni punës në zyrë nuk do të jetë e lehtë. Do të donit të ishit plotësisht në një vend tjetër, dhe kjo bie në sy. Më mirë të mos shpërqendroheni nga gjëra të ndryshme dhe të përpiqeni të jeni praktikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb