Dashi
Vendosni për iniciativat që do ndërmerrni dhe mos u shqetësoni nëse nuk përshtateni me pritshmëritë e të tjerëve. Ndjehuni të lirë. Mos i lëndoni njerëzit që ju duan të mirën. Jeni më të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj dëshirave të personave të tjerë.

Demi
Të orientuar nga Mërkuri te Shigjetari, rrezikoni të flisni shumë dhe pa lidhje. Kini kujdes nëse nuk dëshironi të shkatërroni momentet magjike me partnerin. Nëse keni vendosur të merreni me sport, zgjidhni një aktivitet që mund ta praktikoni në ajër të pastër.

Binjakët
Nën goditjen e Hënës ngacmuese te Peshqit, kjo e hënë do kalojë mes luhatjeve të humorit. Keqkuptime në familje për çështje të parëndësishme. Një sforcim i madh është i nevojshëm në çift për të kuptuar plotësisht nevojat e njëri- tjetrit.

Gaforrja
Më në fund një ditë e gëzuar dhe e lehtë, falë Hënës mike te Peshqit. Do merrni sqarime, shkëmbime mendimesh dhe vendime të rëndësishme për ju. Në punë edhe sot do jepni më të mirën e mundshme dhe do vlerësoheni për inteligjencën tuaj.

Luani
Duhet të zgjidhni midis rrugës së vjetër dhe asaj të re. Urani i prirur nga Dashi do t’ju ndihmojë për t’u orientuar dhe për të arritur atë që duhet. Mos i neglizhoni këshillat e vlefshme të një kolegu pasi do jenë të dobishme për të arritur një objektiv të rëndësishëm.

Virgjëresha
Jeni në kërkim të një pune të re? Do merrni propozime të ndryshme. Megjithatë para se të pranoni, analizoni avantazhet dhe disavantazhet. Përshtatuni me rregulla të shëndetshme jetese. Duhet të ulni në mënyrë drastike angazhimet e tepërta.

Peshorja
Jepni më të mirën e mundshme. Duke pasur parasysh sinqeritetin dhe simpatinë tuaj, personi që ju ka për zemër sigurisht që do të kapitullojë. Plutoni nuk është në harmoni me shenjën tuaj, në punë do jetë mirë të rrini larg lojërave të pushtetit. Tregohuni neutral.

Akrepi
Mbështetja e Hënës që i buzëqesh Jupiterit dhe Diellit në bashkëpunim, do t’ju bëjë të kuptoni atë që është e rëndësishme në jetën tuaj dhe atë që nuk është. Me Jupiterin që kalon në shenjën tuaj, do arrini një fitore ligjore për të cilën i kishit humbur shpresat.

Shigjetari
Ankthi dhe nervozizmi nuk zhduken me një gjest të thjeshtë vullneti, do ishte më mirë të mësoni si të ndani gjërat me të tjerët. Vendosni të ndiqni një dietë të shëndetshme, të pasur me shumëllojshmëri ushqimesh, por jo shumë sasi.

Bricjapi
Merkuri aleat do ju ndihmojë të përballoni argumente të komplikuara, edhe jashtë njohjeve tuaja. Jepni këshilla të vlefshme miqve tuaj. Në çift kini kujdes me sjelljen tuaj pak arrogante, nganjëherë duhet të dëgjoni edhe të tjerët.

Ujori
Keni një pikëpamje të qartë të situatës profesionale aktuale dhe zhvillimeve të mundshme në të ardhmen, gjë që do t’ju japë avantazh ndaj konkurrentëve tuaj. Mos u alarmoni ndaj mosmarrëveshjeve burokratike. Bëhet fjalë për gjëra të vogla që do zgjidhen shpejt.

Peshqit
Hëna bashkëpunuese në qiellin tuaj e mbështetur nga Jupiteri dhe Dielli do ju japë mundësinë të modifikoni gjithçka që nuk ju bind. Përpiquni të jeni më konkret nëse nuk doni të humbisni mbështetjen e personave me të cilët mund të arrini gjëra të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb