Dashi
Jeta sentimentale e çifteve do lerë për të dëshiruar sot. Asgjë nuk ka për t’ju ecur si duhet madje nuk do mungojnë as debatet. Do jeni të parezistueshëm sot ju beqarët dhe do merrni propozime pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni. Tek sektori i financave nuk do ndikojë asnjë planet dhe gjendja do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat.

Demi
Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Duhet t’i merrni gjerat si t’ju vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqarët do dashurohen me një mik por nuk do guxojnë dot t’ja shprehin mendimet. Buxhetin sado ta mbani në vëmendje gjendja nuk do jetë shumë e mirë. Do ju duhet patjetër të kryeni investime dhe transaksione.

Binjaket
Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe do ndani me të emocionet e mira dhe të këqija. Kjo do e forcojë edhe me tepër bashkëpunimin. Për beqaret është momenti ideal per te joshur sa me shumë që të mundin. Në planin financiar do ju dalin vështirësi serioze. Vetëm specialistët do mund t’ju nxjerrin nga situata delikate.

Gaforrja
Do jeni me humor shumë të mira gjatë gjithë kësaj dite dhe gati për të bërë çmenduri vetëm për t’ja kaluar mirë me partnerin. Do jeni të pandashëm. Beqarët do marrin propozime por jo shumë të përshtatshme. Kujdes mos hidhni hapa të nxituara sepse do vuani. Në planin financiar do ju duhet shumë këmbëngulje për të arritur atje ku keni dashur.

Luani
Do ndiheni me të vetmuar se kurrë ma pare sot ju që jeni në një lidhje dhe do e vuani tej mase këtë gjendje. Flisni me partnerin dhe mësoni arsye pse iu ka lënë pas dorë. Beqaret nga ana tjetër do kenë një ditë euforike dhe të mbushur me takime. Shfrytëzojeni deri në maksimum. Në planin financiar duhet ti bëni mirë llogaritë para se të hidhni çdo hap.

Virgjëresha
Do jeni te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jeten tuaj ne cift dhe shume gjera kane per te marre udhen e duhur. Komunikimi dhe bashkepunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojne ti shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetem ne kete menyre do e bejne per vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes.

Peshorja
Do e shijoni në pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj në çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me të vërtetë për mrekulli. Beqaret ka mundësi të fillojne histori dashurie pasionante dhe afatgjata. Edhe financat do kene disa permiresime te vogla, por te mjaftueshme për t’ju nxjerrë nga gjendja në të cilën keni rene.

Akrepi
Jeten ne cift do e vini ne plan te pare gjate kesaj dite. Asgje nuk do jete me e rendesishme sesa mireqenia me partnerin. Te gjithe do ju kene zili. Beqaret nuk duhet te kerkojne asgje me ngulm sepse mund te bejne disa gabime qe do ju ndikojne tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qendrueshem per femrat sesa per meshkujt.

Shigjetari
Do e kundërshtoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me te. Beqaret nuk do kenë sukses ne dashuri edhe pse do lëvizin çdo gur qe te kenë ne dore. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni shume te vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen me te vogël.

Bricjapi
Dite shume e bukur dhe pa te papritura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Mos prisni te filloni menjëherë lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes dhe te mos hidhni hapa te pamenduara.

Ujori
Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do këte shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjane.

Peshqit
Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aq e ngrohte sa ju e kishit menduar. Ne disa momente do keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa do duan nga ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak problematike edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb