Dashi 21 Mars – 20 Prill
Ta jetoni jetën në mënyrë konkrete nuk do të thotë të mos keni ëndrra në sirtar, për t’i nxjerrë pikërisht në momentin e duhur! Mos i merrni shumë seriozisht disa fjalë që ju janë thënë në një moment acarimi. Jini më lart se kaq!

 
Demi 21 Prill – 20 Maj
Mërkuri dhe Venusi në anën tuaj janë një ndihmesë e mirë, që ju garantojnë rezultate premtuese në punë dhe përvoja të bukura në jetën private. Nëse nuk jeni të lidhur, përgatituni për takime intriguese: planeti i dashurisë po thur plane për ju.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Forca e vullnetit për të luftuar kundër mullinjve të erës është duke u shpërdoruar. Prandaj, më mirë të ndaleni dhe të shikoni se çfarë bëhet përreth përpara se të vazhdoni. Nga njëra anë ndiheni të përjashtuar e kështu doni të çliroheni, nga ana tjetër keni dëshirë t’ia mbathni me të katra…

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Mundësi për zhvendosje edhe të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’i japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Planetët këshillojnë një dozë shtesë përmbajtjeje, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni te disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë i arsyeshëm.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Grindjet dhe sherret mund të jenë gjëra që priten, por ju me urtësi do t’i mënjanoni shoqërimet me persona që ju shkaktojnë tensione dhe stres. Përfitoni nga përvoja për të mos bërë të njëjtat gabime si në të kaluarën, për t’iu hapur mundësive të reja.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Keni pak lodhje, ndaj së cilës duhet të kundërpërgjigjeni me ushqimin e duhur, të pasur në energji dhe të shëndetshëm, si mjalti dhe çokollata. Do të rigjeni entuziazmin e humbur, duke menduar për një detyrë të rëndësishme që me shumë mundësi do t’ju besohet juve.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Shumë mirëkuptim në çift dhe shpresa për ata që nuk janë të lidhur, të cilët me një Venus kaq të djallëzuar bëjnë mirë të përgatiten për një takim plot me emocione. Me pozicionimin e Mërkurit në lidhje me Bricjapin, edhe në anën profesionale gjithçka do të shkojë mirë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Koha nuk ju mjafton kurrë dhe, për shkak të pozicionimit të Hënës në lidhje me Saturnin, disa ndërlikime do t’ju vënë poshtë për një farë kohe. Yjet këshillojnë të kini durim. Duhet të planifikoni çdo çast për t’ia dalë të respektoni afatet, pavarësisht pengesave.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Muajin do ta mbyllni për bukuri falë pozicionimit të Hënës në lidhje me Plutonin dhe Mërkurin. Me forcën tuaj të vullnetit do të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Sharmi juaj do t’ju ndihmojë të keni sukses edhe në shoqëri, ku prania juaj është shumë e kërkuar!

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Po të kishit bërë një bilanc, do të kishit pasur mundësi të përgatiteshit përpara të papriturave, po në fund do të jeni të kënaqur me atë që keni dhe mënyrën se si e keni fituar. Edhe gjendja shpirtërore që keni është shumë e rëndësishme për suksesin në lidhje me një çështje me të cilën po përballeni.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Rrethanat ku xhelozia zotëron nuk janë të pakta, por pavarësisht kësaj, do ta gjeni mënyrën për ta dashur më shumë partnerin tuaj. Dhembshuri, ëmbëlsi, sharm janë përbërësit e koktejit që e bëjnë raportin në çift më të gjallë se kurrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: