Dashi
Krijoni miqësi edhe kur gjendeni para opinioneve dhe pozicioneve të ndryshme. Bashkëveprimi i Jupiterit me Saturnin do t’ju ndihmojë të zgjeroni rrethin e njohjeve tuaja. Në shumëllojshmërinë natyrale do të zbuloni një tërësi që do të arrijë t’ju pasurojë shumë.

Demi
Përpiquni të vendosni rregull në jetën tuaj, si në nivelin fizik ashtu edhe në atë mendor, nëse nuk dëshironi të krijoni konfuzion, gjë që nuk ju pëlqen aspak. Përdorni kohën e lirë që do të keni në dispozicion për të organizuar më mirë hapësirën, ndoshta duke ndryshuar diçka.

Binjakët
Mos lejoni asgjë dhe asnjeri që t’ju shkatërrojë planet tuaja, edhe pse e keni planifikuar programin e të ditës me shumë kujdes. Çdo detaj është i rëndësishëm dhe ju nuk ja keni lënë asgjë rastësisë. Gjë që është merita juaj, sigurisht.

Gaforrja
Do të arrini më në fund të hidhni pas krahëve një çështje të së kaluarës që ju pengon të shihni përpara, sidomos në jetën private. Do të ndjeheni shumë më mirë. Nuk jeni më të gatshëm të toleroni gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe të tjerët do ta kuptojnë vendosmërinë tuaj.

Luani
Në këtë periudhë mund të jepni maksimumin në sportin tuaj të preferuar. Aktiviteti fizik i moderuar është shumë i shëndetshëm: jeni shumë mirë. Do të keni një ditë të gëzueshme dhe kohë e lirë e çmuar, për t’ia përkushtuar të tjerëve, por sigurisht edhe pak vetes.

Virgjëresha
Nganjëherë nuk dini si të menaxhoni një lloj tendence që keni për t’u dekurajuar shpejt. I ktheheni mendimeve negative që nuk kanë arsye të ekzistojnë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë që të qetësoheni disi nga të gjithë gjërat që ju rëndojnë pak.

Peshorja
Gjatë ditës së sotme të tjerët do t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ja kërkoni ju.

Akrepi
Një çështje pune rrezikon t’ju prishë disi ditën. Nëse nuk është aq urgjente, tregohuni të vendosur që ta mbani jashtë portës. Do ta zgjidhni nesër. Momente të këndshme të kaluara në familje dhe me miq do t’ju kthejnë humorin e mirë.

Shigjetari
Dita e sotme do të jetë një ditë e përkryer për të kaluar kohë me të afërmit tuaj dhe miqtë. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni në shtëpi apo jashtë. A do të ketë vendime të rëndësishme për t’u marrë? Me bonsensin tuaj, nuk do të lini t’ju shpëtojë asnjë detaj.

Bricjapi
Plutoni që nuk ju favorizon mund t’ju shkaktojë të bëni reagime të papritura e të tepruara, edhe për motive banale dhe me pak rëndësi. Shkarkoni tensionin e krijuar duke u marrë me pak sport. Lodhja në nivel fizik do ju qetësojë në profilin mendor.

Ujori
Bashkëveprimi i Saturnit, Uranit dhe Plutonit që ju mbështesin, do t’ju dhurojnë një ditë të paharrueshme, në të gjitha aspektet! Është e sigurt që nuk do të mërziteni dhe do jeni gjithmonë në mes të aktiviteteve interesante dhe personave intrigues.

Peshqit
Duke qenë se duhet të analizoni një situatë, duhet të merrni parasysh më shumë se një aspekt, nëse nuk doni të humbisni një gjë shumë të rëndësishme. Keni aftësi të shkëlqyera, por që nganjëherë mbeten në hije nga nxitimi juaj për të përfunduar çdo gjë.

(BalkanWeb)