Dashi
Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Urani dhe Mërkuri, që bashkëveprojnë me Hënën do të shpërblehet. Futjuni punës. Sot do të jeni në humor të mirë, do të keni dëshirë të qëndroni afër dhe të ndihmoni njerëzit.

Demi
Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, pos mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë më fushën e dashurisë.

Binjakët
Nuk mund t’i mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni njëherë e përgjithmonë, për ta lënë pas. Do të jeni të gatshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Gaforrja
Do të menaxhoni çdo detyrë, duke zgjidhur edhe çështjet më të mërzitshme. Gjallëria e juaj do t’ju ndihmojë të nisni një plan ekonomik shumë fitimprurës. Mos e kërkoni në vend tjetër atë që mund ta jetoni me partnerin, angazhohuni për një bashkëbisedim të hollësishëm.

Luani
Mirëpriteni krahëhapur forcën pozitive të Jupiterit, që ju ndihmon të rinoheni dhe ta bëni jetën e juaj gjithmonë e më interesante dhe me më shumë avantazhe. Me Saturnin kundra, do të jetë mirë të kufizoni lëvizjet dhe të gjeni zgjidhje efikase për t’u qetësuar.

Virgjëresha
Mos i dëgjoni mendimet e trishta që ndonjëherë ju vijnë në kokë. Mos i mendoni. Heshtja do t’ju ndihmojë me siguri të rivendosni ekuilibrin e brendshëm. Hëna ju do më pak mirë me shëndet, kështu që shmangni ushqimet e yndyrshme.

Peshorja
Në dashuri, falë Venusit ogurmirë, parapëlqeni qëndrueshmërinë sesa një aventurë të çastit, që do t’ju çonte ndoshta larg qetësisë. Do të keni një rizgjim të ndjenjave dhe pasioneve, që deri më tani i keni mbajtur të fshehta. E keni rrugën e lirë!

Akrepi
Një mik i çmuar do t’ju lëshojë një kritikë. Do t’jua bëjë atë me mirëbesim dhe me shumë politesë, por gjithsesi do t’ju hidhërojë së tepërmi! Tregohuni të arsyeshëm… Lëreni pas të shkuarën, dhe jetoni përvoja të reja me entuziazëm të plotë.

Shigjetari
Mundësitë për zhvendosje të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’ju japin ngjyra aventurash të reja në gjithçka që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Bricjapi
Muaji ka nisur mirë dhe planetët do t’ju mbështesin që gjërat të shkojnë mirë. Me forcën tuaj të vullnetit do të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Sharmi do t’ju ndihmojë të keni sukses edhe në shoqëri, ku prania juaj është shumë e kërkuar!

Ujori
Të besoni më shumë tek vetja do t’ju ndihmojë të arrini rezultate edhe më të mira, qoftë në lidhje me punët tuaja, qoftë në lidhje me njerëzit. E dini mirë se njerëzit nuk gjykohen nga paraqitja, por me një prezantim të mirë do të jeni vërtet në formën më optimale.

Peshqit
Parashikohen ndryshime. Për momentin mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb