Dashi

Falë ardhjes së Venusit, nëse një ndryshim në dashuri deri më tani është shfaqur në mënyrë të rastit, tashmë duhet të angazhoheni në mënyrë më të vendosur. Me Mërkurin kundra, është më mirë të jeni të kujdesshëm në gjithçka që bëni. Shmangni shpërqendrimet e vogla të mërzitshme.

Demi

Do t’ju jepet më në fund rasti për të përcaktuar disa situata delikate familjare dhe të merrni një vendim të rëndësishëm, që do të jetë zgjidhje për të gjithë. Mos harroni se janë mendimet e së sotmes që formësojnë të ardhmen e juaj. Jini optimist dhe pozitiv.

Binjakët

Hëna në shenjën tuaj ia bën me sy Venusit, Marsit dhe Neptunit. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.

Gaforrja
Ndonjë zënkë më shumë dhe klima dashurore do të ndikohet ndjeshëm. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet e juaja të gjaknxehtësisë. Një mik, vetëm për të mohuar mbështetjen e premtuar, do të përpiqet t’ju fusë dyshime për zgjedhjen e bërë.

Luani

Do të jeni nismëtar, në këtë ditë të bukur, i iniciativave në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Keni aftësi për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do të forcojë lidhjen tuaj.

Virgjëresha

Me Hënën tek Binjakët, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, pa u dashur fare t’i përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Peshorja
Keni mundësinë për të takuar persona dhe kultura të ndryshme nga e juaja, me tradita dhe mënyra të tjera jetese. Parashikohen udhëtime. Zgjidhni angazhimet! Pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit, për të mbajtur ritmet e veprimtarisë!

Akrepi
Me intuitën tuaj, nga nesër do të dini të kuptoni përtej fjalëve se çfarë po ndodh realisht në mjedisin punës. Përpiquni ta shfrytëzoni sa më mirë këtë gjë. Do të zbuloni se kontributi juaj do të konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe kjo do t’ju kënaqë së tepërmi.

Shigjetari
Pozicionimi i Hënës tek Binjakët mund të krijojë acarime edhe pa pasur një motiv. Përpiquni të bëni një shëtitje në një vend të gjelbëruar. Pozicionimi i Uranit do të bëj që të ketë ndryshime të rëndësishme, me kthesa të papritura.

Bricjapi

Me mënyrën sesi është pozicionuar Marsi, do të ishte më mirë të mos mbanit shumë kunguj nën një sqetull. Kuptojeni njëherë e mirë: nuk mund të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë! Mos i lejoni rutinës t’ju burgosë. Nganjëherë stakojeni mendjen dhe bëni pushim!

Ujori

Pranoni të gjitha propozimet argëtuese nga miqtë. Do të keni gjithashtu edhe kontrata të reja me njerëz të panjohur interesantë. Mund të organizoni edhe një mbrëmje sportive apo të flisni me një person veçanërisht të afërt.

Peshqit

Hëna tek Binjakët dhe Neptuni tek shenja e juaj do të shkaktojnë luhatje të humorit… ndërkaq është më mirë të mos e dramatizoni gjendjen. Mos krijoni stuhi brenda një gote uji! Mos u jepni shumë rendësi ndjenjave, të cilat mund t’ju nxjerrin nga rruga e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb