Dashi
Ndjenja shpërthen në mënyrë eksplozive, tipike e shenjës tuaj, por edhe e llastuar nga ekzagjerimet e tepërta që rrezikojnë të largojnë personat që keni afër. Të tjerët, më të moderuar se ju, ju gjykojnë me sy kritik si persona gjaknxehtë që nuk mund të mbani veten nën kontroll.
Demi
E doni punën tuaj dhe e bëni me pasion, përtej aspektit fitimprurës. Ju karakterizon një atmosferë bashkëpunuese. Me kolegët dhe bashkëpunëtorët krijoni miqësi duke kërkuar raste për t’u takuar edhe jashtë zyrës.
Binjakët
Udhëtimet, studimet dhe çdo gjë shkon shumë mirë, përfshirë dashurinë. Pavarësisht rrahjeve të zemrës dhe romancës, mendja është mjaftueshëm e kthjellët për të dhënë më të mirën. Humori i mirë largon çdo shqetësim. Mbrëmje ideale për të dalë në grup ose vetëm me partnerin tuaj.
Gaforrja
Komplikimet dhe ndryshimet e programit ju nervozojnë. Kur nisni një projekt, bëni të pamundurën për ta përfunduar. Partner kokëfortë por tani që keni zbuluar çelësin e duhur të zemrës së tij, e dini si duhet të veproni.
Luani
Komunikimi i sotëm, mes frazave romantike dhe propozimeve, do jetë një gërshetim temash interesante. Të privilegjuara të gjitha udhëtimet, që nga udhëtimet e shkurtra disa kilometra deri tek fluturimet trans-oqeanike.
Virgjëresha
Negociata të rëndësishme biznesi ju presin sot. Ndoshta keni nënvlerësuar ndërmjetësin, që tani ju duket një profesionist i vërtetë. Fitime të vogla megjithëse shpresonit diçka më tepër. Më mirë qartësoni idetë para se të përballeni me një kolegun tuaj.
Peshorja
Do e filloni javën me këmbë të mbarë, me Hënën në shenjë, në harmoni me Diellin dhe Venusin: çdo gjë e përkryer, dashuria, miqësia, krijimtaria… Vetëm familja ju mërzit pak, nën ndikimin e Plutonit si gjithmonë.
Akrepi
Bashkëbisedues i vështirë, nëse propozoni “a” dëshiron “b”, nëse kaloni tek “b”, preferon “a”! Vetëkontrolli dhe diplomacia janë kartat e duhura për t’u luajtur. Një çështje ligjore do shtyhet përsëri, mbani mend proverbin “qetësia është virtyt i të fortëve”.
Shigjetari
Jeni fatlumët e zodiakut, të përkëdhelur nga Hëna dhe Dielli në kënd. Të privilegjuara udhëtimet, mirë edhe çështjet e biznesit, përfshirë edhe ato të zemrës. Bashkëpunimi me një person që e njihni mirë nuk ju rezervon surpriza dhe do jetë strategjia fituese.
Bricjapi
Në shënjestër nga Hëna dhe Urani në kuadraturë, do drejtoni të gjitha energjitë drejt realizimit shoqëror-profesional. Telashe në familje, ndoshta duhet të jepni një shumë të madhe për të ndërruar një pajisje elektro-shtëpiake që është prishur.
Ujori
Dielli dhe Venusi në shenjë të lidhur me Hënën: një mrekulli për fëmijët e prindërve të shenjës së Dashit që dashurojnë udhëtimet dhe surprizat….. Nëse ka një mundësi për t’u transferuar ose të paktën një udhëtim jashtë shtetit, do jeni të lumtur të bëni valixhen gati.
Peshqit
E hënë e zakonshme pa asnjë lëvdatë. Një fillim jave që mund të anulohej, madje…… do ishte zgjidhja gjeniale! Një miku juaj shpreson ta transformojë marrëdhënien tuaj në diçka më të afërt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb