Dashi
Përpiquni të mos keni besim të pakufishëm në burimet tuaja dhe përpiquni të jeni më objektiv, nëse nuk doni që të përballeni me zhgënjime. Kujdesuni për shëndetin. Bëni veprimtari fizike dhe shëtitje në natyrë, edhe pse është një stinë e ftohtë.
Demi
Keni arsyet më të mira për të ndihmuar një familjar që të tejkalojë vështirësitë dhe pasiguritë. Në këmbim do të merrni shumë mirënjohje të sinqertë. Me Mërkurin në shenjë, do ta keni rrugën e hapur për të pasur veprimtari kulturore.
Binjakët
Nën mbikëqyrjen e Plutonit, Hëna do të vërë në pah anën më kokëfortë të karakterit të juaj. Mbase mund të rikthehen zënka të vjetra familjare. Marsi është kundra: nxitimi mund të bëjë që të bëni gabime. Prandaj përpara se të veproni, mendojeni mirë atë që do të bëni!
Gaforrja
Për meritë të pozicionimit të Saturnit, në lidhje me Hënën, do të përballeni me shpirtin e përshtatjes një ndryshim të papritur programi. Me një shtytje të mirë do të jetësoni projektet e juaja, duke tejkaluar pengesat.
Luani
Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni! Larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni kolegët që ju rrinë pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.
Virgjëresha
Sot yjet nuk janë shumë të shkëlqyeshme. Do të shqetësoheni për çështje profesionale, të cilat do të dalin se nuk janë problematike! Në punë mos bini shumë në sy, rrini të qetë dhe shfaqini aftësitë e juaja në momentin e duhur.
Peshorja
Për faj të Neptunit kundra, nuk është rasti për të bërë beteja kundër mullinjve të erës. Prandaj mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën! Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.
Akrepi
Me Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë, perspektivat sentimentale janë të mira. Mund të nisni një histori pasioni, e cila mund të kthehet në një lidhje të qëndrueshme. Ndoshta në dashuri nuk jeni ende gati për të ndërmarrë hapin madhor, por me siguri drejt asaj rruge jeni.
Shigjetari
Keni nevojë të kaloni çaste të qeta. Largoni me takt persona që nuk janë shumë pozitiv, të cilët ju marrin nëpër këmbë, dhe buzëqeshini jetës. Hëna bën që të provoni të zgjidhni një problem midis miqve, por nuk do ta keni të thjeshtë.
Bricjapi
Me Venusin dhe Marsin ogurmirë, dashuria do të vazhdojë të ketë një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe mendimet e juaja. Do të përjetoni edhe anët e ëmbla. Një vizitë e juaja, edhe pse e shkurtër, do të gëzojnë një familjar apo një të afërm. Do të ndiheni të kënaqur.
Ujori
Jeni përballë një zgjedhjeje të rëndësishme, qëndrojini zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia e juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoni në nismat e juaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.
Peshqit
Hëna shqetëson Uranin në qiellin tuaj dhe atmosferën që jetoni me atë që ju ka hyrë në zemër. Pakënaqësia priret të mbizotërojë. Mos e vini në dyshim atë që ndjeni për partnerin që në zënkat e para që keni me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb