Dashi
Urani në shenjën tuaj do bëjë që këtë vit të arrini një pavarësi totale si ekonomike ashtu edhe profesionale. Këtë keni pritur prej kohësh, por që çdo gjë ka momentin e duhur, dhe ky moment për ju është më afër se asnjëherë tjetër. Kushtojini më shumë rëndësi jetës suaj personale dhe mundohuni t’i jepni një zgjidhje gjithçkaje që ka të bëjë me personin që keni në krah.
Demi
Prania e njerëzve që doni do jua bëjë më të bukur gjithçka këtë periudhë. Ndoshta keni kuptuar se sa shumë kohë keni humbur pas punëve dhe projekteve të ndryshme dhe keni zgjedhur diçka tjetër tani. Energjitë e reja janë fillimi më i mirë për ju. Dashuria është pjesë e rëndësishme e juaja, ndaj jepini vëmendjen e duhur.
Binjakët
Stimuj shumë pozitivë e përshkojnë shenjën tuaj në sajë të vendosjes së plotë të Hënës. Kjo ju bën më të përkushtuar dhe më vlerësues ndaj faktorëve të ndryshëm që pa diskutim janë pjesë e planeve tuaja për këtë vit. Familja dhe partneri janë hap pas hapi me ju. Ai që duhet t’ju marrë më shumë kohë është pikërisht sektori i financave. Kushtojini vëmendje dhe shihni çfarë nuk po shkon në këtë sektor.
Gaforrja
Jeni rikthyer në punë me energji dhe dëshirë për t’iu përkushtuar profesionit tuaj. Ju Gaforret më në fund do merrni vlerësimin e merituar dhe do jeni po kaq mirënjohës dhe dashamirës ndaj atyre ju kanë qëndruar pranë. Përkushtojuni akoma më shumë sektorit të ndjenjave, sidomos ju që nuk jeni në një lidhje, sepse pa kuptuar mund të ‘humbni’ një mik shumë të mirë që keni pranë. Tregohuni të kujdesshëm.
Luani
Të lindurit në shenjën e Luanit janë pro aventurave këtë vit dhe nuk do presin gjatë për këtë. Momentin e parë që do e mendojnë, do shkëputen nga përditshmëria e tyre dhe do i përkushtohen vetëm vetes dhe partnerit. Është momenti që Luanët të tregojnë anën tjetër të tyre, atë argëtuese. Kjo është mënyra më e mirë për të balancuar gjithë vitin.
Virgjëresha
Nëse përmirësoni pak më shumë ndjenjën e optimizmit, do shihni se gjithçka do jetë më e lehtë për t’u kaluar. Rikthimi pas pushimit është pak i vështirë, por ju do të përshtateni më së miri. Asgjë nuk ka ndryshuar, thjesht të gjithë ata që ju rrethojnë presin shumë më shumë nga ju. Merreni me qetësi, sepse jeni në gjendjen tuaj më të mirë për të treguar maksimumin.
Peshorja
Peshoret janë gjithmonë aty për këdo që ka nevojë. Të kesh mik një Peshore është një bekim. Ata gjithmonë kanë një zgjidhje për gjithçka dhe kanë një ndjenjë pozitiviteti që të rikthen besimin. Edhe pse mund të mos i kenë si duan çështjet e tyre, ata gjithmonë janë të gjendur për miqtë dhe të afërmit e tyre. Prioritet kanë punën, familjen dhe ndjenjën e dashamirësisë ndaj atyre që i rrethojnë.
Akrepi
Dini t’ia dilni në çdo situatë, sepse jeni fjalëpakë dhe të duruar. Këto janë arsyet pse gjithmonë ju referohen juve për besimin dhe gatishmërinë për të çuar deri në fund diçka. Ajo që nuk dinë shumë njerëz që ju rrethojnë është që ju nuk falni lehtë. Planet tuaja janë të shumta dhe do dini të përzgjidhni dhe investoni tek ato që kanë vërtet më shumë peshë. Kini besim në zgjedhjet tuaja.
Shigjetari
Përgjegjësia dhe sensi i bashkëpunimit në shenjën tuaj shkojnë më së miri falë bashkimit të planetëve dhe ndikimit të tyre shumë të fortë. Do jeni shumë selektivë ju Shigjetarë dhe nuk do besoni lehtë te njerëzit pa i njohur në situata të ndryshme. Në qendër të vëmendjes suaj do jetë njohja dhe syri kritik ndaj stafit ku do jeni pjesë.
Bricjapi
Kritika dhe shumë ankesa do keni ndaj një personi shumë të afërt për ju. Karakteri juaj kërkues nuk do pritet mirë, ndaj bëni një ndryshim dhe tregohuni me tolerantë që të mos pritet keq nga pala tjetër. Keni këto reagime, sepse kërkoni shumë, por ndonjëherë toni më i zbutur dhe më i lehtë është më bindës se rreptësia.
Ujori
Nëse më parë keni pasur ndonjë hatërmbetje me ndonjë mik, është momenti i duhur për një falje të mirëmenduar nga të dyja palët. Nëse ka pasur vërtet rëndësi për ju, mos hezitoni të jeni të parët që ta bëni këtë hap. Është mundësia më e mirë për të qartësuar gjithçka dhe për të vazhduar miqësinë aty ku e keni lënë. Të tilla pajtime japin shumë ndjesi të bukur te ju.
Peshqit
Vëmendja juaj do të jetë më shumë se kurrë e përqendruar në marrëdhënien tuaj në çift. Do përpiqeni që gjithçka të jetë perfekte sepse ju e dini mirë që është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Përkrahja e familjes do jua lehtësojë gjithçka dhe ajo që ju duhet të bëni është të gjeni më shumë hapësirë për të përmirësuar të tilla gjëra në jetën tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb