Dashi
Mos u vendosni shumë kufizime dëshirave tuaja, ndryshe do t’ju duhet të kënaqeni me gjëra të vogla. Të duash dhe të mundesh, mos vallë i keni harruar këto? Ka disa objektiva në profesionin tuaj, që do të donit t’i arrinit. Atëherë armatosuni me ngulm dhe vullnet!

Demi
Duke i besuar ndonjë rastësie të fatit do të arrinit të mos e ngadalësoni ritmin e punës. Ndoshta fati do të ndërhyjë! Edhe pse jo gjithmonë ia dilni të qëndroni në një hap me kolegët tuaj, mos u shqetësoni. Keni burime të tjera të vyera.

Binjakët
Së shpejti do të ndiheni të inkurajuar dhe të qetë, duke qenë se do të gjeni, më fund, zgjidhjen e një çështjeje, që po ju shqetësonte prej kohësh. Me të fituar qetësinë, mund edhe të tentoni të rifilloni një lidhje të vjetër.

Gaforrja

Pas një mëngjesi harmonie dhe qetësie, me bashkimin e Diellit me Hënën, kalimi i kësaj të fundit tek Peshorja mund të sjellë pak bezdisje. Është mirë të përgatiteni për një mbrëmje jo të qetë. Mbyllni derën dhe ndizni televizorin për t’u argëtuar ndopak.

Luani
Lejojini vetës një pasdite të paqtë, për qetësi absolute. Pozicionimi i Hënës në lidhje me Mërkurin gjatë mbrëmjes, mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por, gjithashtu, jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.

Virgjëresha
Përpiquni të gjeni ekuilibrin e duhur në marrëdhëniet me të tjerët: jo të gjithë mund të kenë dëshirë të flasin me orë të tëra në rrejte sociale. Duke punuar për përgatitjen e gjërave të reja, përpiquni të mos shqetësoheni shumë. Mjafton të organizoheni.

Peshorja
Të ndriçosh të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballësh me gjërat me radhë, sesa të mbash shumë kunguj nën një sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat e mirëqena dhe shikoni përtej asaj çka duket në pamje të parë, për të mos gabuar.

Akrepi
Ditë e përsosur për të rivendosur harmoninë në çift, nëse, për çfarëdolloj arsye, gjërat nuk po shkonin mirë. Pozicioni i Diellit dhe Hënës është në favorin tuaj. Me partnerin dhe në familje do të keni një ambient të shkëlqyer, ku asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.

Shigjetari
Disa çështje burokratike do t’ju mbajnë të tensionuar. Duhet të mësoni t’i menaxhoni duke pasur më shumë zotërim mbi ato aspekte që mund t’ju shkaktojnë tensione. Në vend që të lejoni që t’ju kapë ankthi, përkushtojuni një veprimtarie tjetër. Nganjëherë është e nevojshme ta stakosh mendjen për pak kohë.

Bricjapi

Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshësh mëngët nuk është problem, aq më tepë nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.

Ujori
Ju shqetësojnë diskutimet me drejtuesin? Rrini të qetë, pasi nuk donte t’ju qortonte, por donte t’ju jepte disa këshilla të vyera. Mund të përmirësoheni ndjeshëm, nëse angazhoheni pak, duke bërë që të meritoni ndoshta edhe një rritje rroge.

Peshqit
Me planifikim të kujdesshëm të çdo angazhimi, sot do të gjeni kohë edhe për argëtim dhe për të qenë pranë personave interesantë. Dini si të jepnin maksimumin edhe kur situata nuk do të dukej fare si ajo idealja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb