Dashi
Urani në shenjën tuaj krijon një takim të këndshëm me Hënën tek Binjakët. Do keni një ditë të mbushur me lajme. Favorizoni aktivitetet krijuese. Do ta bëni jetën më interesante në ambiente që deri tani nuk i keni marrë kurrë në konsideratë.

Demi
E keni mësuar tashmë që nuk është e dobishme të vrisni mendjen për çdo gjë, pasi rrezikoni t’i zmadhoni problemet tuaja, edhe ato që nuk janë të ndërlikuara. Miqësia e planetit Pluton është një ftesë për të jetuar në mënyrë intensive dhe për t’u përballur me eksperienca të reja.

Binjakët
Hëna do jetë në harmoni me Diellin, Uranin dhe Jupiterin, por jo me Saturnin. Do përjetoni emocione dhe ndjenja kontradiktore. Zgjidhni gjeste të buta për partnerin tuaj. Në punë do rezistoni më qetësi të madhe, në ato situata që nuk i konsideroni aspak shpërblyese.

Gaforrja
Vazhdon orbita e kundërshtimit të Plutonit, që sinjalizon ndonjë konflikt të mundshëm me persona të afërt. Më mirë zgjidhni një sjellje më të matur. Në profesionin tuaj hiqni dorë nga loja e pushtetit që e urreni më shumë se çdo gjë tjetër.

Luani
Më Saturnin në favorin tuaj do dini të administroni me zgjuarsi çështje të ndryshme, që të tjerët nuk dinë t’u japin drejtim si në familje, ashtu edhe në punë. Falë ndihmës së Venusit do merrni vendime pa u menduar dy herë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe do bëni lëvizjen e duhur.

Virgjëresha
Me Saturnin kundër do jeni të detyruar të ushtroni më shumë vetëkontroll, pasi keni tendencën të jeni shumë të vrullshëm dhe provokues. Do arrini të bëni dallimin mes gjërave konstruktive dhe gjërave të pavlera për zhvillimin tuaj personal.

Peshorja
Jupiteri në shenjën tuaj flirton me Hënën tek Binjakët. Do jeni bujarë dhe miqësorë me të gjithë dhe në paqe me veten. Jeta juaj ju jep kënaqësi. Disa nga miqtë tuaj mund të jenë të dobishëm për të realizuar një projekt.

Akrepi
Një e hënë që do kalojë pa asnjë lëvdatë. Mundohuni të jeni të qetë, kjo është më e rëndësishmja. Plutoni do ju dhurojë një rezervë të mirë me energji. Mbyllni çështje të së shkuarës, që nuk kanë lidhje më të tashmen.

Shigjetari
Do mbani qëndrim ndaj një personi për çështje parimesh. Është mirë të mos kaloni në ekstrem. Tregohuni largpamës. Një vizitë e papritur do ndryshojë planet tuaja, duke e mbyllur ditën në mënyrë të këndshme.

Bricjapi
Do krijoni më shumë hapësirë për personat që keni afër, duke iu dhënë atyre besim. Do rezultojë në një pranim reciprok, përtej dallimeve që ju ndajnë zakonisht. Me Plutonin që ju favorizon, mund të vazhdoni të mbështeteni në forcën e madhe fizike!

Ujori
Hëna bashkë me Uranin në shenjën tuaj do ju ndihmojnë të zgjidhni problemet, pavarësisht vështirësive që do keni. Vazhdoni të këmbëngulni për realizimin e planeve tuaja!

Peshqit
Për shkak të Hënës tek Binjakët, këshillohet një qëndrim më i përqendruar, më pak ëndërrimtar me personat me të cilët grindeni për orë të tëra. Me Saturnin kundër, nuk është momenti i duhur për të rrezikuar, madje nuk mundeni as të improvizoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb