Dashi
Do të keni një ditë të këndshme të formuar nga treshja Diell, Neptun dhe Mërkur në shenjën tuaj, dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm: në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

Demi
Pozicioni i Hënës do të bëjë që të kërkoni më shumë liri nga familja e sotme nuk do të rrotullohen. Veprime të caktuara janë të tepërta për një shpirt të lirë si i juaji. Hendeku mes brezave, është domethënës dhe i dyfishtë, sepse ju, fëmijët e së ardhmes, kështu jeni gatuar.

Binjakët
Të llastuar nga Diellit dhe Neptuni, do të ndiheni të mbrojtur dhe do të keni nxitje për të dhënë më shumë. Do të jeni të frymëzuar me fjalë e dashurie që edhe një poet do t’i kishte zili. Hëna do të bëjë që të jeni të ndjeshëm dhe të qëndrueshëm: të lumtur në çift dhe me fëmijët.

Gaforrja
Hëna është e zbehtë, ndërsa planetët përreth saj vënë theksin te shtëpia dhe burimet për ta zbukuruar atë. Në qendër të mendimeve tuaja keni familjen. Do të gëzoheni ndërsa do të takoni disa kolegë tuaj, ndërsa keni dalë shëtitje.

Luani
Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, por thjesht për të futur pak xhelozi që i zbut partnerët. Dielli-Mërkuri-Neptuni në një treshe të mrekullueshme ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

Virgjëresha
Do jetë një ditë shumë e qetë dhe paqësore, e dobishme për ata që kanë punë të ngutshme për të bërë ose që duhet të bëjnë punime në shtëpi. Sot është i rëndësishëm edhe kontakti fizik. Me një ledhatim shprehni të gjithë thellësinë e ndjenjës.

Peshorja
Treshja e formuar nga Dielli, Mërkuri dhe Neptuni, që janë kundra, zbutet me kalimin e Hënës, dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin! Gjithashtu, të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar kohë në natyrë.

Akrepi
Hëna lart në qiell përballë shenjës suaj është gjithmonë një burim keqkuptimesh dhe dhimbje koke, sidomos për ata që kanë pushtet ose për ata që duan të marrin pushtet. Një marrëdhënie pune po fillon që t’ju shtrëngojë: keni nevojë për të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

Shigjetari
Hëna është në harmoni me shenjën tuaj dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun, me të cilët keni marrëdhënie të mira. Shfrytëzojini pikat e juaja të forta tuaj. Me miqtë keni mirëkuptim të përkryer, dhe kur dikush ju këshillon dëgjojeni me kënaqësi.

Bricjapi
Me mendjen e turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse kërkoni gjëra, dhe është mirë që e bëni, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është në veçanti dëshira të hyrë në lojë, duke shfrytëzuar kapacitetet tuaja.

Ujori
Hëna ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Mërkuri dhe Neptuni. Do të shfaqni prova të mëdha të miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

Peshqit
Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike, dhe, për t’i përmbledhur, të mërzitshme. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen: nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb