Dashi 21

Frika se mund të bëni figurë të keqe dhe pavendosmëria ju bëjnë më pak të shkëlqyer se zakonisht dhe për këtë arsye rendimenti mund të jetë më i ulët. Më mirë t’i keni krahët të mbuluar dhe të mbështeteni tek një mik i besuar, pa të cilin nuk mund të bëni asgjë.

Demi

Vendosmëria nuk është shumë e madhe dhe para se të dorëzoni një relacion, do ta lexoni një mijë herë në kërkim të gabimeve të mundshme. Megjithatë, rrezikoni të humbisni kohë të çmuar pas detajeve, në vend që të kaloni me shpejtësi kundërshtarët tuaj.

Binjakët

Pak ajër i pastër, meritë e Hënës tek Peshorja, do ju lejojë shumë shpejt të bëni lojën tuaj, duke i mundur të gjithë. Keni një kartë të fortë në dorë, por mos e shfrytëzoni menjëherë pa qenë të sigurt për fitoren tuaj.

Gaforrja 22

Për fat të keq, takimi që keni kohë që e prisni nuk do ta përmbushë aspak pritshmërinë dhe nuk do ju mbetet asgjë tjetër përveç shijes së hidhur të zhgënjimit. Shumë shpejt do përballeni me realitetin duke e pranuar ashtu siç është, por pa u dekurajuar.

Luani

E hënë e mbushur me bashkëpunime fitimprurëse, sidomos nëse vendosni t’i ndani me të afërmit tuaj. Puna në ekip do shpërblehet. Ndoshta këtë herë nuk do jeni ju që do merrni vendimet më të rëndësishme, por nuk përbën asnjë ndryshim.

Virgjëresha

Pas fundjavës do vijë qetësia e lakmuar, edhe pse ndoshta jeni të çlodhur pak si shumë. Planifikoni menjëherë disa strategji të rëndësishme. Nëse sot duhet të merreni me një punë që e keni lënë pas dore, nuk do jetë e lehtë aspak.

Peshorja

Ditë pak e lodhshme për shkak të mospajtimeve Hënë-Venus dhe Diell-Hënë. Do lodheni jo pak për të arritur harmoninë që po kërkoni. Disa keqkuptime në ambientin familjar nuk janë gjithmonë të lehta për t’i menaxhuar si duhet.

Akrepi

Keni kredencialet e shkëlqyera për të arritur suksesin që meritoni. Të nxitur nga këndi i Diellit me Jupiterin, do arrini popullaritet. Siguria financiare nuk është problem, duke qenë se dini gjithmonë si të siguroni të ardhura.

Shigjetari

Mos i mohoni një favor të vogël kolegut tuaj dhe shumë shpejt mund të shpërbleheni. Do merrni vlerësime dhe mirënjohje konkrete. Duke shtuar përpjekjet për projektet e të ardhmes, do shtohen edhe mundësitë për rritjen tuaj personale.

Bricjapi

Kontrasti mes Diellit dhe Hënës do të zbutet nga shumë aspekte të tjera të favorshme. Konfliktet do të qetësohen falë një doze të mirë zemërgjerësie. Ndoshta në sytë e të tjerëve duket se po humbisni diçka, por në të vërtetë nuk është aspak kështu.

Ujori

Nëse jeni lajmëtar i lajmeve të mira, mos i lini shumë gjatë të tjerët të presin, bëni mirë t’i njoftoni sapo të keni mundësi. Përpiquni t’i mbani gjërat në balancën e duhur. Në fund do ta kuptoni që kjo gjë është në dorën tuaj.

Peshqit

Do mendoni se keni zbuluar ndonjë padrejtësi që dikush për përpiqet t’ju bëjë, por në fund do e kuptoni se po e ekzagjeroni më tepër se duhet situatën. Ndoshta duhet të përpiqeni më shumë për të arritur objektivat tuaja, lini mënjanë thashethemet e tepërta.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb