Dashi

Me mbështetje e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, që keni kohë me të cilën merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë tuaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.

 

Demi

Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni në skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur! Emocione të forta do të bëjnë që t’i përjetoni momentet me shumë pasion.

 

Binjakët

Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë tek kontaktet e reja dhe hidhni të zezën mbi të bardhë.

 

Gaforrja

Do të përballeni me një buzëqeshje me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitivë, do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave tuaja.

 

Luani

Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë e provokuar nga Hëna, që është kundra jush dhe kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.

 

Virgjëresha

Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja juaj ekonomike është në rritje, edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.

 

Peshorja

Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbani në kontroll gjaknxehtësinë, edhe pse një familjar do t’ju çojë në kufi durimin. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por gjithashtu do të tregoni se jeni edhe shumë xheloz.

 

Akrepi

Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës suaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.

 

Shigjetari

Neptuni kundra jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.

 

Bricjapi

Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione, që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe aspak tolerantë edhe keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

 

Ujori

Urani do të ndikojë tek ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur, do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim.

 

Peshqit

Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb