Dashi
Në dashuri kohët e fundit po bëni një hap prapa dhe një përpara. Merrni parasysh një kritikë konstruktive dhe do të kuptoni atë që dëshironi me të vërtetë. Pranoni ftesën e një miku që keni kohë që e njihni, i cili do t’ju ndihmojë t’i jepni zgjidhje një problemi të komplikuar.

Demi
Falë Hënës në qiellin tuaj që u buzëqesh Plutonit, Marsit dhe Venusit, do jeni shumë efikasë për të zgjidhur çdo çështje, shpejt dhe pa mundim. Do merrni shumë lavdërime, pasi do dini të vlerësoni iniciativat shumë mirë, pa iluzionet e tepërta entuziaste.

Binjakët
Mund të gjendeni përpara dy personave shumë të rëndësishëm për ju. Të ndërmerrni rrugën e vjetër mund të duket zgjedhja më e mençur, por jo gjithmonë rezulton e suksesshme. Për shkak të Saturnit kundër nga shenja e Shigjetarit, mund ta shihni të kufizuar lirinë tuaj të veprimit.

Gaforrja
Hëna favorizuese nga Demi ju sugjeron që të mos ngacmoni kujtimet e së shkuarës dhe të shijoni bukurinë dhe gëzimin që ju ofron e tashmja. Mos merrni rrezikun e panevojshëm të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Reflektoni mirë dhe zgjidhni prioritetet.

Luani
Hëna te Demi do t’ju bëjë të pavendosur për shumë çështje, si në aspektin familjar ashtu edhe në atë sentimental. Shkëputuni pak dhe do e shihni që çdo gjë do shkojë në vendin e duhur. Me Jupiterin bashkëpunues nga Peshorja, do dini të përfitoni më të mirën nga situatat e favorshme.

Virgjëresha
Hëna dashamirëse nga qielli i Demit do ju lejojë të dilni nga një kontekst i paqartë për të ndjekur një rrugë më të pëlqyeshme për ju. Venusi ju do të bukur dhe të ndritshëm; gjeni kohën për trajtime rigjeneruese dhe një model të ri flokësh.

Peshorja
Me Diellin dhe Mërkurin që bashkohen në shenjë, sot nxitoni të mbyllni aktivitetet rutinë, por me mendimin që të zgjeroni fushat tuaja të interesit. Ndajeni pak lodhjen. Bashkimi bën fuqinë dhe largon monotoninë.

Akrepi
Për shkak të Hënës kundër nga Demi, një dashuri e vjetër ndoshta kthehet në jetën tuaj, por tregohuni të vendosur: ka shumë mundësi që thjesht do humbisni kohë. Do jeni në qendër të vëmendjes në shoqërinë tuaj. Nga ju priten zgjidhje për të tejkaluar një vështirësi.

Shigjetari
Venusi në kuadraturë me Saturnin: një person që më parë e keni gjykuar si pozitiv, në fakt do shfaqet sipërfaqësor dhe shumë pak interesant. Me Neptunin kundër, kini kujdes: mos u kushtoni shumë vëmendje propozimeve pak të besueshme.

Bricjapi
Plutoni përkëdhel Hënën te Demi, duke krijuar një gjendje shpirtërore euforike që do ju lejojë të shprehni gjithë pasionin dhe dashurinë për partnerin tuaj. Do jeni në pozitën e duhur të fitoni besimin e një të afërmi shumë kritik ndaj zgjedhjeve tuaja.

Ujori
Hëna te Demi nuk është në favorin tuaj, por sidoqoftë do arrini të përballoni dikë që përpiqet të ndërhyjë shumë në jetën tuaj. Me Saturnin favorizues, përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj për t’u çlodhur në qetësi.

Peshqit
Falë Neptunit që kalon në shenjë, do keni dëshirë për emocione të forta dhe nevojën për të kaluar kohë me të dashurin e zemrës. Do fitoni vëmendjen e një personi që kishte krijuar një ide totalisht të gabuar për ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb