Dashi
Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjerave. Beqarët do të t’u përkushtohen romancave artistike.

Demi
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini, shëndeti fillon që nga tryeza.

Binjakët
Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.

Gaforrja
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime në shtëpi keni. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë, atmosfera është e qetë. Të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Luani
Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata. Ata ju kuptojnë menjëherë dhe në ditët e sotme ju binden, sepse po rriten me të vërtetë. Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide të reja.

Virgjëresha
Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni. Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojte në angazhimet tuaja. Pozicioni i Diellit, Mërkurit dhe Neptunit do ju ndikojnë pozitivisht në shëndet.

Peshorja
Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin dhe të t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Ndërkaq, Mërkuri dhe Neptuni kundra kërkojnë sqarime. Është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Akrepi
Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Shigjetari
Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri të ëndrrave të juaja. Zgjohuni, keni ende gjëra për të bërë dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë, duhet të prisni të nesërmen.

Bricjapi
Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë grinden mes tyre. Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke mos qenë të qartë se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Ujori
Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një fundjavë të bukur. Mes artit dhe natyrës të qënit bashkëpunues është edhe më e lehtë. Shpenzime të paparashikuara në punë, kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

Peshqit
Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot edhe kujdesi që do të tregojë ndaj jush do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo që hani, kujdesuni për dietën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb