Dashi
Ndikimi i Merkurit do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Financat do jene delikate.

Demi

Jeta juaj ne çift do vazhdoje te mbetet delikate edhe gjate kësaj dite. Nuk do arrini dot te sqaroheni me partnerin tuaj dhe do hidhni serish hapa te gabuara.

Binjaket

Sot do reflektoni gjere e gjate për ato qe keni kaluar ne jetën sentimentale dhe do mendoni t’ia filloni nga e para. Edhe partneri do jete ne një mendje.

Gaforrja

Dite shume e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe nuk do keni asnjë mosmarrëveshje.

Luani

Rutina do marre fund gjate kësaj dite dhe do mendoni te provoni sa me shume emocione ne jetën tuaj sentimentale. Do bini ne një mendje me partnerin tuaj.

Virgjeresha

Do e konsolidoni edhe me tepër jetën tuaj sentimentale sot dhe do ndiheni me mire se me pare. Shume nga dëshirat do mund t’iu plotësohen.

Peshorja

Do kaloni çaste fantastike sot ju te dashuruarit dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast nga partneri. Situata financiare do jete shume me e mire.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme. Do ju mbetet vetëm pak kohe ne mbrëmje për ta kaluar me partnerin. Duhet menjëherë te mblidhni veten dhe te merrni masa strikte.

Shigjetari

Nen ndikimin e madh te Uranit, çiftet do mundohet mjaft për ta përforcuar lidhjen qe kane ndërtuar. Do e falin njeri-tjetrin për gabimet e kryera dhe do i hedhin sytë vetëm drejt se ardhmes.

Bricjapi

Dashuria ne çift do ece me se miri sot. Pranë partnerit do ndiheni për mrekulli dhe nuk do kërkoni asgjë me tepër nga yjet. Shfrytëzojeni çdo sekonde.

Ujori

Sot do jeni shume impulsive ju te dashuruarit dhe ka rrezik te hidhni hapa te gabuara. Mund ta lëndoni mjaft partnerin dhe gjerat nuk do jene kurrë si me pare.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Do dashuroheni plot pasion dhe do e respektoni ne çdo moment mendimin e tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb