DASHI
Njerezit janë mjaftë kërkues sot – aq shumë sa juve mund t’ju duhet që të largoheni, mbyllni deren dhe vini kufjet për të shmangur ndërprerjet. Përsëri nëse ju mund ti trajtoni kërkesat e tyre me shpejtësi, ju duhet të ndiheni më mirë.
DEMI
Falë mbështetjes së Mërkurit jeta juaj në cift do jetë shumë e mirë. Mëgjithatë mirë është të kujdeseni nga influencat e jashtme. Do bëni diskutime të gjata dhe do prekni edhe tema delikate. Edhe për beqaret pritet të vijë një ditë e mirë. Do tërhiqeni shumë nga dikush që e keni pranë.
BINJAKËT
Ushtrimet fizike duhet të jenë në mëndjen tuaj sot, prandaj shikoni nëse ju mund të shkoni në palester, ose të paktën të bëni një shëtitje të gjatë në kohën e drëkes. Nëse ju mund ta bëni këtë pjesë të rutines tuaj ditore, aq më mirë!
GAFORRJA
Nëse nuk po arrini të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj, mos u shqëtesoni nuk është ky momenti i duhur. Jeni njeri shumë i përgjegjshëm për veprimet që bëni dhe do të dini të reagoni dhe në këtë situatë. Nuk keni pse të dilni nga vetje juaj për tju plotësuar dëshirat të tjerëve. Përpiquni të përshtateni sado pak, vetëm për të mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët.
LUANI
Marrëdhënia juaj në çift do thellohet edhe më tepër gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni të bekuar nga yjet dhe do ndiheni gati të merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar mos i lini për nesër problemet që duhen zgjidhur sepse mund të jetë tepër vonë.
VIRGJËRESHA
Plutoni do sjellë harmoninë në cift gjatë kësaj dite. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe pasioni do fillojë të shtohet. Për beqarët që duan të joshin sa më shumë dhe parapelqejne aventurat e shkurtra mundesitë do jenë me shumicë. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Në planin financiar do i keni më të qarta idetë për të përmirësuar buxhetin. Do e konsolidoni atë.
PESHORJA
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do flisni hapur për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni më asnjë lloj dyshimi. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe do vazhdojnë të mbeten të vetmuar, mos u shqetësoni pasi ndonjëherë më mirë vetëm sesa të keqshoqëruar.
AKREPI
Tensioni që ka mbizotëruar në jetën tuaj në çift do shterojë gjatë kësaj dite. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe do i zgjidhni edhe problemet e vjetra. Beqarët do jenë realistë dhe do e dinë mirë çfarë hapash të hedhin për ta bërë për vete dikë. Shumë gjëra kanë për të qënë më ndryshe sot.
SHIGJETARI
Do qëndroni më gjatë pranë partnerit tuaj sot dhe do flisni me të edhe për tema delikate. Gjithçka ka për të ecur ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë të pamundurën për ta tërhequr atë pas vetes.
BRICJAPI
Mbase i jeni përkushtuar më shumë sec duhet partnerit tuaj keto kohë, në disa momente prezenca juaj per të ka qënë e tepërt, duke mos e lënë të marrë frymë i lirë. Duhet të tregoheni ndonjëherë dhe pak indifernte, që të fitoni vëmëndjen e tij. Përkushtojuni punës më shumë për të mbushur e ju hapesirat tuaja.
UJORI
Nesë nuk i keni ende të qarta projektet tuaja, merrni disa ditë pushim, qartësoni idetë tuaja dhe rikthehuni në punë plot ide dhe energji të reja. Në të kundërt do jenë të tjerët ata që do vendosin për ju, atëherë do të jetë tepër e veshtirë për tu tërhequr.Vazhdoni të mbani qëndrimin tuaj me personalitetin që ju karakterizon.
PESHQIT
Cështjet që jeni marrë kohët e fundit nuk ju japin kënaqësinë e duhur, prandaj po kërkoni dicka të re për të kënaqur egon tuaj. Nuk ka asgjë të keqë që kërkoni nga jeta më të mirën, e rëndësishme është që të mos kërkoni aq shumë sa tju bëni keq të tjerëve. Gjithsesi ju jeni shumë të zotët për të gjetuar thesaret që doni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb